bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 26
Job 26
albanian-2018
1
Jobi u përgjigj e tha:
2
«Si e ndihmove ti të pafuqishmin dhe a e shërove krahun e molisur?
3
Si e këshillove të paurtin, mos dhurove shumë dituri?
4
Kujt ia drejtove fjalën e fryma e kujt prej teje doli?
5
Poshtë hijet dridhen e ujërat me ç'kanë brenda.
6
Cullak është para Perëndisë skëterra dhe pa mbulesë humnera.
7
Ai e shtrin veriun mbi zbrazëtinë, në asgjësend tokën ai e var.
8
I ndryn ujërat në retë e veta e retë nën to nuk shqyhen.
9
Ai e mbulon pamjen e fronit, renë e vet mbi të e shtrin
10
Ujërave rreth cakun ua vuri, mu ku mbaron drita e fillon errësira.
11
Shtyllat e qiellit dridhen e i shtang qortimi i tij.
12
Me forcën e vet detin trazon, Rahabin thërmon me dijen e vet.
13
Me erën e tij edhe qiejt kthjellohen, e ther dora e tij gjarprin rrëshqitës.
14
Këto janë veç skajet e veprave të tij, e sa pakëz ne ua ndiejmë psherëtimën! Po oshtimën e fuqisë së tij, kush do ta kuptojë?».
← Chapter 25
Chapter 27 →