bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 23
Job 23
albanian-2018
1
Jobi u përgjigj e tha:
2
«Edhe sot e kësaj dite ankoj i acaruar, mbi rënkimin tim rëndon dora e tij.
3
Ah, sikur ta dija ku ta gjeja, sikur të arrija te banesa e tij!
4
Para tij do ta shtroja çështjen time e me plot të drejtë do ta hapja gojën.
5
Do të merrja vesh përgjigjen e tij e do të kuptoja çfarë do të më thoshte.
6
A do të grindej me mua me tërë madhështinë e tij? Jo, vërtet do të më dëgjojë!
7
Atje me të do të fliste një njeri i drejtë e gjykatësi im përgjithmonë do të më shfajësonte.
8
Ja, shkoj më tej e ai nuk gjendet, kthehem pas e nuk e pikas.
9
Po të sillem majtas askund nuk e shoh, po të kthehem djathtas nuk ma kap dot syri.
10
E, pra, ai e di si sillem unë; le të më vërë në provë e porsi ar do të dal.
11
Gjurmëve të tij shkeli këmba ime, udhën e tij e mbajta pa dredhuar.
12
Urdhrit të buzëve të tij unë nuk iu shmanga, fjalët e gojës së tij në zemër i mbajta.
13
Por ai është i vetëm e kush mund ta kundërshtojë? Çfarë ai dëshiron, atë edhe e bën.
14
Çfarë caktoi për mua, ai do ta përmbushë, e shumë gjëra të tjera që i ka në mendje.
15
Prandaj më zë tmerri në praninë e tij, mendohem e dridhem prej tij.
16
Perëndia ma molisi zemrën më tmerroi ai, i gjithëpushtetshmi.
17
Se nuk po më rrënon errësira, as po më mbulon terri».
← Chapter 22
Chapter 24 →