bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 22
Job 22
albanian-2018
1
Elifazi u përgjigj e tha:
2
«A i duhet gjë njeriu Perëndisë? A i duhet gjë atij i urti?
3
Ç'dobi i sjell të gjithëpushtetshmit nëse je i drejtë? Ç'fiton ai me sjelljen tënde të përkryer?
4
Mos vallë të ndëshkon ngaqë i druhesh? Prandaj hap gjyq ai me ty?
5
A nuk janë të shumta paudhësitë e tua? A nuk janë pa fund ligësitë e tua?
6
Vëllait tënd i mbajte peng pa shkak, edhe të zhveshurit i rrope.
7
Të molisurit ujë s'i dhe të pijë, të uriturit bukë s'i dhe të hajë.
8
Të fortit tokën ia dhe e në të banon kush gjen përkrahje.
9
Të vejat i dëbove duarzbrazur e jetimëve ua theve krahët.
10
Prandaj të rrethojnë leqet e tmerri të zë papritur,
11
ose terri që të lë pa parë e vërshimi i ujërave të përmbyt.
12
A nuk është Perëndia lart në qiell? Shiko sa lart janë yjet më të larta.
13
E ti thua: “Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë në mes të terrinës?
14
E kanë mbështjellë retë, ndaj nuk sheh, ai që shëtit mbi kupë të qiellit”.
15
A do të ndjekësh udhën e lashtë, ku shkelën njerëzit e paudhë?
16
Ata u rroposën para kohe, themelin ua rrëmbeu lumi.
17
I thanë Perëndisë: “Larg nesh! Çfarë mund të na bëjë i gjithëpushtetshmi?”.
18
Ai ua mbushte shtëpitë me të mira, por larg meje këshilli i të paudhëve.
19
Të drejtët shohin e gëzohen e të pafajshmit me ta tallen:
20
“A nuk u shuan armiqtë tanë? Pasurinë ua përpiu zjarri”.
21
Pajtohu me Perëndinë e bëj paqe, se kështu do të të vijë e mbara.
22
Prano mësimin prej gojës së tij e fjalët e tij në zemër mbaji.
23
Nëse kthehesh kah i gjithëpushtetshmi, do të ndreqesh. Nëse e heq ligësinë nga tenda,
24
nëse ari pluhur do të të duket e zall lumenjsh ari i Ofirit,
25
i gjithëpushtetshmi do të jetë ari yt, pirgu i argjendit tënd.
26
Atëherë me të gjithëpushtetshmin do të kënaqesh e kah Perëndia do ta kthesh shikimin.
27
Do t'i lutesh e ai do të të dëgjojë e do t'i përmbushësh kushtet e tua.
28
Do të vendosësh për diçka e do të kryhet e drita do të shndrisë në udhën tënde.
29
Kur njerëzit poshtërohen ti thua është nga krenaria, se Perëndia të përulurin shpëton.
30
Ai do të çlirojë edhe kë s'është i pafajshëm, falë duarve të tua të pastra do të çlirohet».
← Chapter 21
Chapter 23 →