bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 24
Job 24
albanian-2018
1
«Pse i gjithëpushtetshmi nuk e caktoi një kohë dhe ata që e njohin ditët e tij s'i shohin?
2
Të paudhët lëvizin kufijtë, rrëmbejnë tufat e i kullotin.
3
Jetimëve ua marrin gomarin, të vesë kaun i marrin peng.
4
Dëbojnë nga udha nevojtarët e skamnorët e dheut bashkë fshihen prej tyre.
5
Ja, si gomarët e egër në shkretëtirë për punë dalin e kërkojnë ushqim dhe djerrina ushqim u jep për fëmijë.
6
Ndër ara ushqim mbledhin, ia vjelin të paudhit vreshtin.
7
Cullak e kalojnë natën, pa u veshur, e në të ftohtë mbulojë nuk kanë.
8
I lag shiu i malit e shkëmbit i qepen për strehim.
9
Të paudhët nga mëkimi ndajnë jetimët e gjënë e skamnorit peng e marrin.
10
Pa petka ecin zhveshur e të uritur duajt mbartin.
11
Në zagna vajin e shtrydhin, shtrydhin rrush, por të etur mbeten.
12
Rënkojnë nga qyteti të sëmurët për vdekje, të plagosurit çirren e kërkojnë ndihmë, por Perëndia nuk i dëgjon këto përçartje.
13
Ata nuk e durojnë dritën, s'i njohin rrugët e saj, shtigjet e saj nuk i ndjekin.
14
Me dritë ngrihet vrasësi, skamnorin vret e mjeranin e, kur bie nata, është porsi kusar.
15
Syri i kurorëshkelësit përgjon në mugëtirë, thotë: “Askush s'më sheh” dhe mbulon fytyrën.
16
Në errësirë shtëpitë dhunon, por ditën brenda mbyllet, pa e njohur dritën.
17
Për të gjithë ata mëngjesi është terrinë e tmerret e saj mirë ata i njohin.
18
Pa ujë ata ngelin, nëmur është toka e tyre e vreshtat askush s'ua sheh.
19
Siç thajnë ujin e borës thatësira e vapa, ashtu mëkatarin skëterra e përpin.
20
I harron barku i nënës, por i shijojnë krimbat. Nuk lënë pas kujtim, se ligësia këputet, siç këputet pema.
21
Ngacmojnë gruan beronjë e të vesë s'ia bëjnë të mirën.
22
Por Perëndia të fortët me forcë i mban, ringrihen kur s'kanë më shpresë për jetë.
23
U jep siguri e ata kanë mbështetje, sytë hapur i mban mbi udhën e tyre.
24
Lartohen një grimë e pastaj s'janë më, fundosen e vyshken si të gjithë, porsi kokrra e grurit thahen.
25
Nëse s'është kështu, kush më përgënjeshtron e fjalën poshtë ma hedh?».
← Chapter 23
Chapter 25 →