bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 21
Job 21
albanian-2018
1
Jobi u përgjigj e tha:
2
«Dëgjoni me vëmendje fjalët e mia e ky do të jetë ngushëllim për mua.
3
Duromëni e unë do të flas dhe, si të kem folur, përqeshmëni.
4
Vallë kundër një njeriu po ankohem? Pse të mos e humb duresën?
5
Kthehuni kah unë e shtanguni, Mbajeni gojën me dorë.
6
Tronditem kur kujtohem e mishi më rrëqethet.
7
Pse vallë rrojnë të paudhët, madje moshohen e forcohen më shumë?
8
Bijtë pranë tyre zënë vend me pinjojtë e tyre para syve.
9
Të qeta i kanë shtëpitë e s'tremben, nuk i godet shkopi i Perëndisë.
10
Mëzati i tyre ndërzen e s'i del huq, lopa e tyre nuk e dështon viçin.
11
Djemtë e tyre porsi grigja dalin e valle fëmijët e tyre hedhin.
12
I bien dajres e lirës, me tinguj fyelli ata kënaqen.
13
I ngrysin ditët në begati e të qetë zbresin në skëterrë.
14
Perëndisë i kanë thënë: “Larg nesh! S'duam t'i njohim udhët e tua.
15
Çfarë është i gjithëpushtetshmi, që t'i shërbejmë? E çfarë fitojmë, po t'i përgjërohemi?”.
16
Ata e kanë vetë në dorë begatinë, por, larg meje këshilli i të paudhëve!
17
Sa herë u shuhet kandili të paudhëve? Sa herë i zë zezona? Sa herë Perëndia i brengos i zemëruar?
18
Mos janë si kashta që e merr era apo si byku që e përlan furtuna?
19
Thuhet se Perëndia e ruan ndëshkimin për bijtë e të ligut. Le t'i ndëshkojë, pra, ata, që të marrin vesh!
20
Me sytë e vet ta shohin rrënimin e zemërimin e të gjithëpushtetshmit të pinë.
21
Për kë lënë pas nuk mërziten, kur muajt e jetës krejt t'u kenë mbaruar.
22
A i mësohet dija Perëndisë, atij që gjykon ata që janë lart?
23
Dikush vdes në begati, fare i qetë e fare i kënaqur,
24
me ijët plot qumësht e me palcën njomur.
25
Dikush vdes me shpirt të hidhëruar, të mirën kurrë pa e shijuar.
26
Në pluhur njësoj prehen e krimbat i mbulojnë.
27
Ah, sa mirë i njoh mendimet tuaja, shestimet tuaja, për të më mujshuar.
28
Se më thoni: “Ku është shtëpia e fisnikut? Ku është tenda e banimit të të paudhëve?”.
29
Pse nuk pyetët udhës kalimtarët e nuk pranoni provat e tyre,
30
se në ditën e mynxyrës shpëton i paudhi, në ditën e furisë ai e gjen rrugëdaljen.
31
Kush i qorton ndër sy për sjelljen e tyre e kush ua kthen për çfarë kanë bërë?
32
Pasi ta kenë çuar në varrezë të ligun, mbi varrin e tij do të vënë rojë
33
e lehtë plisat e dheut mbi të do të prehen. Pas tij do të shkojë gjithë njerëzia, e panumërt do të ecë para tij.
34
Si doni të më ngushëlloni me kotësira? Përgjigjet tuaja janë veç dredhi?».
← Chapter 20
Chapter 22 →