bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 18
Job 18
albanian-2018
1
Bildad Shuhiti u përgjigj e tha:
2
«Kur do t'ua nxirrni fundin fjalëve? Mendohuni mirë e pastaj do të flasim.
3
Pse të dukemi si bagëti e qenkemi të pamend?
4
Ti po gërryen veten me zemërimin tënd, por a u shkretuaka dheu e luajtkan shkëmbinjtë për shkakun tënd?
5
Po, të paudhit do t'i shuhet drita e flaka nuk do të shndrisë në vatër të tij.
6
Në tendën e tij do të errësohet drita e pishtari mbi të do të shuhet.
7
Hapi i tij i vendosur do të luhatet e do të bjerë në kurthin e vet.
8
Këmbët do t'i zihen në rrjetë e do të endet i lidhur për laku.
9
Do të bjerë me këmbë në kurth e nyja do ta shtrëngojë.
10
Nën dhe është fshehur laku i tij e gracka e tij në shteg.
11
Tmerri e zë ngado të sillet, hap pas hapi e gjëmon.
12
Uria do t'ia mekë fuqinë e mjerimi i rri në pritë.
13
Brejtja do t'ia brejë lëkurën e gjymtyrët do t'ia hajë kryevdekja.
14
Do të nxirret nga banesa e tij e sigurt e do të zvarritet para mbretit të llahtarshëm.
15
Banon në banesën e tij çka s'është e tij, e prona e tij do të spërkatet me sulfur.
16
Rrënjët e tij do të kalben nga poshtë, nga sipër do të thahen degët e tij.
17
Kujtimi i tij do të shuhet e nuk do të dëgjohet në rrugë emri i tij.
18
Do ta plandosin nga drita në terr e nga kjo botë do ta dëbojnë.
19
As fëmijë, as pasardhës nuk do të lërë në popull, nuk do të mbesë njeri në shtëpinë e tij.
20
Kur t'i vijë dita, do të tmerrohet perëndimi e lindjen do ta zërë drithërima.
21
Ky, pra, është fundi i të ligut, këtu e ka vendin kush s'njeh Perëndinë».
← Chapter 17
Chapter 19 →