bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 19
Job 19
albanian-2018
1
Jobi u përgjigj e tha:
2
«Deri kur do të ma lodhni shpirtin e do të më shtypni me fjalime?
3
U bënë dhjetë herë që po më shani, a s'ju vjen turp të më poshtëroni?
4
Edhe po të kem gabuar vërtet, mua më mbetet gabimi.
5
A vërtet mendoni se do të ngriheni mbi mua duke më përmendur mjerimin?
6
Duhet ta dini, pra, se Perëndia më bëri padrejtësi e më rrethoi me rrjetën e vet.
7
Ja, thërras: “Dhunë!”, por nuk marr përgjigje, kërkoj ndihmë, por nuk ka drejtësi.
8
Ma ka mbyllur rrugën, që të mos kaloj e m'i ka zhytur shtigjet në terr.
9
Ai më zhveshi nga lavdia, ma hoqi kurorën nga koka.
10
Më rrënoi nga çdo anë e mora fund, e shkuli si bimën shpresën time.
11
U ndez kundër meje zemërimi i tij e u soll me mua si ta kisha armik.
12
U mblodhën tok çetat e tij, çanë udhën drejt meje e ngritën fushimin rreth tendës sime.
13
Vëllezërit e mi i dëboi larg meje e të njohurit më janë bërë si të huaj.
14
Të afërmit ma kthyen shpinën e shokët më harruan.
15
Bujtësit e shtëpisë sime e shërbëtoret e mia më shohin si të huaj, i panjohur u bëra në sytë e tyre.
16
E thërras shërbëtorin e nuk më përgjigjet, mua vetë më duhet t'i bëj lutje.
17
Fryma ime i pështiroset gruas sime, u neveritem fëmijëve të mi.
18
Edhe çunakët më përçmojnë. Unë ngrihem e ata më përflasin?
19
Të gjithë këshilltarët e mi më përbuzin e ata që i doja u kthyen kundër meje.
20
Lëkura më ngjitet në kockë pa mish, më ka shpëtuar veç mishi i dhëmbëve.
21
Mëshirë, mëshirë për mua, ju miqtë e mi, se më goditi dora e Perëndisë.
22
Pse më përndiqni, si Perëndia? A nuk u ngopët me mishin tim?
23
Ah, sikur të shkruheshin fjalët e mia e të radhiteshin në një libër,
24
sikur të gdhendeshin përgjithmonë në shkëmb me daltë hekuri e me plumb!
25
Unë e di se gjallë është shpëtimtari im, se, në fund, nga pluhuri do të ngrihet
26
e, pasi të ma kenë rrjepur lëkurën e mishin, unë do të shoh Perëndinë.
27
Unë vetë do ta shoh, sytë e mi do ta kundrojnë e jo një tjetër. Zemra po më digjet.
28
Ju që thoni: “Si ta përndjekim?”, se në mua u gjet rrënja e të keqes,
29
trembjuni shpatës, se furia goditet me shpatë e do ta merrni vesh se ka një gjyq».
← Chapter 18
Chapter 20 →