bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 17
Job 17
albanian-2018
1
«Po më zihet fryma, po më shuhen ditët e varri po më pret.
2
A nuk më rrethojnë shpotitësit? Sytë m'i kanë zënë trazuesit.
3
Bëhu, pra, dorëzanë për mua! Kush tjetër do të ma japë dorën?
4
Meqë ua more mendjen, nuk do t'i lësh të ngadhënjejnë.
5
Kush kallëzon miqtë dhe ndan bukën me miqtë u zë sytë fëmijëve.
6
Ai më bëri përrallë para njerëzve e për t'u pështyrë në fytyrë jam bërë.
7
Sytë më janë errur nga dhimbja e gjymtyrët m'u bënë të gjitha si hije.
8
Të drejtët çuditen për këtë e i pafajshmi zemërohet kundër të pafeut.
9
Por i drejti qëndron në udhën e tij e kush ka duar të pastra bëhet më i fortë.
10
Ejani prapë ju të gjithë e nuk do të gjej ndër ju asnjë të urtë.
11
Kaluan ditët e mia, u zvordhën shestimet e mia, ëndjet e zemrës sime.
12
Ata e bëjnë natën ditë e thonë se errësira i afrohet dritës.
13
S'kam tjetër shpresë, veç të banoj në skëterrë, në errësirë ta vë shtrojën time.
14
Varrit i thashë: “Im atë je ti” e krimbave: “Ju jeni nëna e motrat e mia”.
15
Ku është, pra, shpresa ime? Kush mund ta shohë shpresën time?
16
A do të zbresë me mua në skëterrë e bashkë në pluhur do të zhytemi?».
← Chapter 16
Chapter 18 →