bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 16
Job 16
albanian-2018
1
Jobi u përgjigj e tha:
2
«Shumë fjalë të tilla kam dëgjuar. Ju të gjithë jeni ngushëllues të mjerë.
3
A marrin fund fjalët që i merr era apo çfarë të ngacmon të përgjigjesh?
4
Edhe unë do të flisja si ju, po të ishit ju në vendin tim. Do të thurja fjalë kundër jush e para jush do ta tundja kokën.
5
Do t'ju forcoja me fjalë e me buzët e mia do ta ndalja brengën.
6
Po të flas, nuk më fashitet dhimbja, por as po të hesht nuk më largohet.
7
Mirëpo ai më këputi, më la pa shoqëri.
8
Ti më sfilite e kjo është dëshmia, edhe krusma ime kundër meje dëshmon.
9
Me zemërimin e vet më copëton e më përndjek, dhëmbët kundër meje i kërcëllin, armiku im gërdhuc sytë kundër meje.
10
E kanë hapur gojën kundër meje, më tallin e me gjuajnë në fytyrë, kundër meje janë mbledhur tok.
11
Perëndia më la në dorë të çunakëve, në duart e të paudhëve më hodhi.
12
Isha mirë, por ai më copëtoi, më kapi për zverku e më rroposi, më vuri në shënjestrën e vet.
13
Më rrethuan shigjetat e tij, pa mëshirë veshkat m'i shqeu, përtokë ma derdhi vrerin.
14
Më shporon me plagë pas plage e më vërsulet si luftëtar.
15
E kam qepur grathoren për lëkure, e kam zhytur ballin në pluhur.
16
M'u mavijos fytyra nga vajtimi e terri m'i mbuloi qepallat,
17
ndonëse duart e mia nuk bënë dhunë dhe e dëlirë është lutja ime.
18
Mos e mbulo, o tokë, gjakun tim e mos zëntë vend britma ime!
19
E kam që tash në qiell dëshmitarin, është atje lart ai që më del zot.
20
Miqtë më shpotisin e syri im derdh lot drejt Perëndisë,
21
që ai të gjykojë mes njeriut e Perëndisë siç gjykon njeriu me njeriun,
22
se i kam të numëruara vitet e udhës pa kthim po shkoj».
← Chapter 15
Chapter 17 →