bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 15
Job 15
albanian-2018
1
Elifaz Temaniti u përgjigj e tha:
2
«A përgjigjet i urti me fjalë që i merr era? A e mbush barkun me erën e lindjes?
3
A mbrohet me fjalë të kota e me shprehje pa dobi?
4
Por ti po e çart drojen, po shpërfill lutjen para Perëndisë,
5
se faji yt e mëson gojën tënde e ti zgjedh gjuhën e dinakëve.
6
Goja jote të dënon e jo unë, buzët e tua dëshmojnë kundër teje.
7
A je ti njeriu i parë që u lind? A para kodrave u përftove?
8
Mos ke përgjuar shestimet e Perëndisë dhe e mban urtinë për vete?
9
Çfarë di ti, që ne s'e dimë? Çfarë kupton ti, që ne s'e marrim vesh?
10
Ka ndër ne të thinjur e pleq, më të moçëm se yt atë.
11
A pak janë për ty ngushëllimet e Perëndisë e fjala e butë që të drejtohet?
12
Pse të gulçon zemra e të flakërojnë sytë,
13
kur kthehesh kundër Perëndisë e fjalët nga goja të rrjedhin?
14
Çfarë është njeriu që të jetë i pastër? A është i drejtë kush lindi prej gruaje?
15
Perëndia s'beson as te shenjtorët e vet e para tij as qielli s'është i pastër,
16
pale njeriu i pështirë e i çartur, që e pi ligësinë si ujë.
17
Ta shpjegoj unë, më dëgjo! Do të të tregoj ç'kam parë,
18
çfarë rrëfyen të urtët, që të parët e tyre nuk ua fshehën.
19
Vetëm atyre u qe dhënë toka e asnjë i huaj nuk kaloi mes tyre.
20
Keqbërësin e kaplon ankthi përditë e mujshari i ka vitet të numëruara.
21
Klithma e tmerrit i gjëmon në veshë e kur është i qetë e sulmon kusari.
22
Ai nuk shpreson se mund të dalë nga terri dhe e di se shpata e pret.
23
Bredh e kërkon bukë: “Ku ka?”, por e di se i erdhi dita e zezë.
24
Ankthi e mundimi e tmerrojnë dhe e mposhtin, si mbreti i gatshëm për sulm.
25
Ngre dorë kundër Perëndisë, krekoset kundër të gjithëpushtetshmit,
26
sulet kundër tij kryeneç, i mbrojtur me shqyt të trashë,
27
me fytyrë të majme e me dhjamë në ijë.
28
Banonte në qytetin plojë, në shtëpi të shkretuara, kthyer në rrënoja.
29
Nuk do të pasurohet e nuk do t'i zgjasë fati, as do të zërë rrënjë në dhe.
30
Nuk do t'i shpëtojë errësirës, sythat zjarri do t'ia thajë e lulet era do t'ia marrë.
31
Të mos i zërë besë kotësisë e të mos gënjehet, se me kotësi do të shpërblehet.
32
Pa i ardhur dita do të vyshket e nuk do të harliset dega e tij.
33
Do të shkundet si hardhia para se të piqet rrushi, e si ulliri në lule do të harret.
34
Shoqëria e të pafeve është shterpë dhe shtëpinë e mitëmarrësit zjarri e përlan.
35
Kush ngjiz trazirë, pjell ligësi e në barkun e tyre gatitet mashtrimi».
← Chapter 14
Chapter 16 →