bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 9
Genesis 9
albanian-2018
1
Perëndia e bekoi Noeun dhe bijtë e tij e u tha: «Shtohuni, shumohuni e mbushni tokën.
2
Frikë e tmerr do të jeni për të gjitha kafshët e tokës, për gjithë shpendët e qiellit, për gjithçka që lëviz mbi dhe, e për gjithë peshqit e detit, se janë lënë në dorën tuaj.
3
Do të keni për ushqim çdo gjë të gjallë që lëviz. Po ju jap gjithçka, ashtu siç ju dhashë çdo bimë të gjelbër.
4
Por nuk do të hani mish të gjallë, domethënë me gjak.
5
Edhe për gjakun e jetëve tuaja do të kërkoj shpagim. Do ta kërkoj jetën e njeriut prej çdo kafshe, prej njeriut e prej vëllait të tij.
6
Ai që derdh gjak njeriu, prej njeriut do t'i derdhet gjaku, se në shëmbëlltyrën e vet e bëri Perëndia njeriun.
7
Ju, pra, shtohuni e shumohuni, mbushni tokën e shumohuni mbi të».
8
Atëherë Perëndia i tha Noeut e bijve të tij:
9
«Ja, unë po e lidh besëlidhjen time me ju e me pasardhësit tuaj pas jush,
10
me çdo qenie të gjallë që është me ju, me shpendët, bagëtitë e çdo kafshë të egër që është me ju, me ato që dolën nga arka e me çdo kafshë të tokës.
11
Po e lidh besëlidhjen time me ju që të mos vdesë më asnjë qenie e gjallë nga ujërat e përmbytjes e të mos ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën».
12
Perëndia tha: «Për gjithë breznitë e ardhshme, kjo është shenja e besëlidhjes që unë po bëj mes meje e jush dhe me çdo qenie të gjallë që është me ju.
13
Kam vënë mbi re harkun tim dhe ai do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e tokës.
14
Kur ta mbuloj tokën me re e harku të shfaqet mbi to,
15
do të kujtoj besëlidhjen time mes meje e jush dhe me çdo lloj qenie të gjallë, kështu ujërat nuk do ta përmbytin më e nuk do të shkatërrojnë tërë qeniet e gjalla.
16
Kur harku të jetë mbi re, do ta shoh e do të kujtoj besëlidhjen e përjetshme mes Perëndisë e çdo lloj qenieje të gjallë mbi tokë».
17
Perëndia i tha Noeut: «Kjo është shenja e besëlidhjes që kam vendosur mes meje e çdo qenieje të gjallë mbi tokë».
18
Bijtë e Noeut që dolën nga arka ishin Semi, Kami e Jafeti. Kami ishte ati i Kanaanit.
19
Këta të tre ishin bijtë e Noeut dhe prej tyre u popullua e gjithë toka.
20
Noeu filloi të kultivojë tokën e mbolli një vresht.
21
Ai piu verë, u deh e u zhvesh në mes të tendës.
22
Kami, ati i Kanaanit, pa lakuriqësinë e të atit dhe u tregoi dy vëllezërve që ishin jashtë.
23
Atëherë Semi e Jafeti morën një rrobë, e vunë mbi krahë dhe duke ecur mbrapsht mbuluan lakuriqësinë e të atit. Ishin me fytyrë mbrapa e kështu nuk e panë lakuriqësinë e të atit.
24
Kur i doli pija, Noeu mori vesh se çfarë i kishte bërë djali i vogël
25
e tha: «Mallkuar qoftë Kanaani! Shërbëtor i shërbëtorëve do të jetë për vëllezërit e vet!».
26
Po ashtu tha: «Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit. Kanaani qoftë shërbëtori i tij!
27
Perëndia i zgjeroftë kufijtë e Jafetit e ky banoftë në tendën e Semit. Kanaani qoftë shërbëtori i tij!».
28
Pas përmbytjes Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet.
29
Kështu, Noeu jetoi nëntëqind e pesëdhjetë vjet dhe vdiq.
← Chapter 8
Chapter 10 →