bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 10
Genesis 10
albanian-2018
1
Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semi, Kami e Jafeti. Këtyre u lindën fëmijë pas përmbytjes.
2
Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku e Tirasi.
3
Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifati e Togarmahu.
4
Bijtë e Javanit ishin Elishahu, Tarshishi, Kitimi e Dodanimi.
5
Prej tyre dolën popujt bregdetarë e u vendosën nëpër vendet e tyre, secili sipas gjuhës së vet, sipas familjeve e kombeve të tyre.
6
Bijtë e Kamit ishin Kushi, Micraimi, Puti e Kanaani.
7
Bijtë e Kushit ishin Sebai, Havilahu, Sabtai, Ramai e Sabtekai. Bijtë e Ramait ishin Shebai e Dedani.
8
Kushit i lindi Nimrodi. Ai u bë kreshniku i parë në tokë.
9
Ai ishte gjahtar i fuqishëm para Zotit, prandaj edhe thuhet: «Si Nimrodi, gjahtar i fuqishëm para Zotit ».
10
Mbretëria e tij filloi në Babel, Erek, Akad e Kalneh në tokën e Shinarit.
11
Prej andej doli në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehobotirin, Kalahun
12
e Resenin që është mes Ninivës e Kalahut. Reseni është qyteti i madh.
13
Micraimit i lindën luditët, anamitët, lehabitët, naftuhitët,
14
patrusitët e kasluhitët. Prej tyre dolën filistinët e kaftoritët.
15
Kanaanit i lindën Sidoni, i parëlinduri, Heti,
16
jebusitët, amoritët, girgashitët,
17
hivitët, arkitët, sinitët,
18
arvaditët, cemaritët e hamatitët. Më pas familjet e kananitëve u shpërndanë.
19
Kufiri i Kanaanit shkonte nga Sidoni drejt Gerarit deri në Gazë, në drejtim të Sodomës, Gomorrës, Admës e Ceboimit deri në Lasha.
20
Këta janë bijtë e Kamit sipas familjeve e gjuhëve të tyre, në vendet e kombet e tyre.
21
Edhe Semit i lindën bij. Ai është ati i gjithë bijve të Eberit dhe vëllai i madh i Jafetit.
22
Bijtë e Semit ishin Elami, Ashuri, Arpahshadi, Ludi e Arami.
23
Bijtë e Aramit ishin Uci, Huli, Geteri e Mashi.
24
Arpahshadit i lindi Shelahu. Shelahut i lindi Eberi.
25
Eberit i lindën dy bij. Njëri quhej Peleg, se në kohën e tij u nda toka. Vëllai i tij quhej Joktan.
26
Joktanit i lindi Almodadi, Shelefi, Hacarmaveti, Jerahu,
27
Hadorami, Uzali, Diklahu,
28
Obali, Abimaeli, Shebai,
29
Ofiri, Havilahu e Jobabi. Të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit.
30
Vendbanimi i tyre shtrihej prej Meshait deri në Sefar, një mal në lindje.
31
Këta ishin bijtë e Semit sipas familjeve e gjuhëve të tyre, në vendet e kombet e tyre.
32
Këto janë familjet e bijve të Noeut sipas breznive e kombeve të tyre. Pas përmbytjes, kombet u përhapën mbi tokë prej tyre.
← Chapter 9
Chapter 11 →