bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 8
Genesis 8
albanian-2018
1
Perëndia u kujtua për Noeun e të gjitha kafshët e egra dhe bagëtitë që ishin me të në arkë. Ai dërgoi një erë mbi tokë e ujërat u ulën.
2
Burimet e humnerës dhe kanatet e qiellit u mbyllën. Shiu nga qielli pushoi.
3
Ujërat sa vinin e tërhiqeshin nga toka dhe pas njëqind e pesëdhjetë ditësh u pakësuan.
4
Në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të shtatë arka u ndal mbi malet e Araratit.
5
Ujërat vazhduan të pakësoheshin deri në muajin e dhjetë. Në ditën e parë të muajit të dhjetë u dukën majat e maleve.
6
Pasi kaluan dyzet ditë, Noeu hapi dritaren e arkës që kishte bërë
7
dhe lëshoi një korb që shkonte e vinte derisa u thanë ujërat mbi tokë.
8
Pastaj lëshoi një pëllumb për të parë nëse ujërat ishin ulur nga faqja e dheut.
9
Por pëllumbi nuk gjeti ku të vinte këmbën e u kthye tek ai në arkë, sepse ujërat mbulonin tërë faqen e tokës. Kështu Noeu zgjati dorën, e kapi dhe e futi në arkë.
10
Pasi priti shtatë ditë të tjera, e lëshoi përsëri pëllumbin nga arka.
11
Pëllumbi erdhi tek ai në mbrëmje, dhe ja, në sqep mbante një gjethe ulliri të sapokëputur. Noeu e kuptoi që ujërat ishin tërhequr nga toka.
12
Pastaj priti edhe shtatë ditë të tjera. E lëshoi edhe një herë pëllumbin dhe ky nuk u kthye më.
13
Në ditën e parë të muajit të parë të vitit gjashtëqind e një, ujërat u thanë nga toka dhe Noeu hoqi mbulesën e arkës. Vështroi dhe, ja, faqja e tokës ishte tharë.
14
Në ditën e njëzet e shtatë të muajit të dytë toka u tha.
15
Atëherë Perëndia i tha Noeut:
16
«Dil nga arka, ti bashkë me gruan tënde, me bijtë e tu e me gratë e bijve të tu.
17
Të gjitha kafshët e çdo lloji që janë me ty, shpendët, bagëtitë e çdo zvarranik që zvarritet mbi tokë, nxirri që të mbushin tokën, të shtohen e të shumohen mbi tokë».
18
Kështu, Noeu doli bashkë me të bijtë, të shoqen e gratë e bijve të tij.
19
Tërë kafshët, zvarranikët e shpendët, gjithçka që lëviz mbi tokë, dolën nga arka sipas specieve të tyre.
20
Pastaj Noeu i ngriti një altar Zotit e mbi të i kushtoi një fli shkrumbimi nga çdo kafshë e shpend i pastër.
21
Zoti ndjeu erën e këndshme e tha në zemrën e vet: «Nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së tij janë të liga që në moshë të re. Dhe as nuk do t'i godas më gjallesat, siç bëra.
22
Sa të jetë toka, të mbjellat e të korrat, i ftohti e i nxehti, vera e dimri, dita e nata, nuk do të marrin fund».
← Chapter 7
Chapter 9 →