bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 7
Genesis 7
albanian-2018
1
Zoti i tha Noeut: «Hyr në arkë, ti e gjithë familja jote, sepse në këtë brezni ty të gjeta të drejtë.
2
Prej çdo kafshe që është e pastër, merr me vete shtatë çifte, mashkull e femër, ndërsa prej kafshëve të papastra merr një çift, mashkull e femër.
3
Po ashtu, prej shpendëve të qiellit merr shtatë çifte, mashkull e femër, që fara e tyre të mbetet gjallë mbi tërë faqen e dheut.
4
Sepse pas shtatë ditësh, unë do të bëj të bjerë shi mbi tokë për dyzet ditë e net dhe do të shuaj nga faqja e tokës çdo gjë të gjallë që bëra».
5
Noeu bëri gjithçka që Zoti i urdhëroi.
6
Noeu ishte gjashtëqind vjeç kur u përmbyt toka.
7
Ai hyri në arkë bashkë me të bijtë, me të shoqen e me gratë e bijve të tij për t'u shpëtuar ujërave të përmbytjes.
8
Prej kafshëve të pastra e të papastra, prej shpendëve e prej çdo zvarraniku mbi tokë,
9
dy e nga dy, mashkull e femër, erdhën te Noeu dhe hynë në arkë, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia.
10
Dhe pas shtatë ditësh ujërat e përmbytjes vërshuan mbi tokë.
11
Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të dytë, shpërthyen tërë burimet e humnerës së madhe dhe kanatet e qiellit u hapën.
12
Mbi tokë ra shi për dyzet ditë e net.
13
Në të njëjtën ditë Noeu e bijtë e tij, Kami, Semi e Jafeti, bashkë me të shoqen dhe me tri gratë e bijve të tij, hynë në arkë.
14
Ata e çdo kafshë e egër sipas llojit të vet, çdo bagëti sipas llojit të vet e çdo zvarranik që zvarritet mbi tokë sipas llojit të vet, çdo shpend sipas llojit të vet e çdo zog fluturak
15
erdhën te Noeu e hynë në arkë, dy e nga dy nga çdo qenie e gjallë.
16
Nga çdo qenie e gjallë hynë mashkull e femër, ashtu siç Perëndia e kishte urdhëruar Noeun. Pastaj Zoti e mbylli arkën.
17
Toka u përmbyt për dyzet ditë. Ujërat u shtuan dhe e ngritën arkën nga toka.
18
Ujërat u rritën e u shtuan shumë mbi tokë, por arka lundronte mbi ujë.
19
Ato u rritën aq shumë saqë mbuluan tërë malet e larta nën tërë qiellin.
20
Ujërat u ngritën pesëmbëdhjetë kute mbi to e malet u mbuluan.
21
Kështu mori fund çdo qenie e gjallë që lëviz mbi tokë: shpendët, bagëtitë, kafshët e egra, tërë zvarranikët që zvarriten mbi tokë dhe gjithë njerëzimi.
22
Vdiq gjithçka e gjallë mbi dhe.
23
Ai shuajti çdo gjë të gjallë që ishte mbi faqen e dheut, nga njeriu deri te bagëtitë, zvarranikët e shpendët e qiellit. Ato u shuan nga toka. Vetëm Noeu e ata që ishin me të në arkë mbetën gjallë.
24
Ujërat mbuluan tokën për njëqind e pesëdhjetë ditë.
← Chapter 6
Chapter 8 →