bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 12
Genesis 12
albanian-2018
1
Zoti i tha Abramit: «Dil nga vendi yt, nga farefisi yt e nga shtëpia e atit tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj.
2
Do të të bëj komb të madh e do të të bekoj. Emrin tënd do ta bëj të madh e bekim do të jesh.
3
Do të bekoj këdo që të bekon, por atë që të përçmon do ta mallkoj. Të gjitha fiset e tokës do të bekohen në ty».
4
Atëherë Abrami bëri siç i tha Zoti. Me të shkoi edhe Loti. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani.
5
Ai mori me vete Sarajën, të shoqen, nipin e tij, Lotin, dhe tërë pasurinë e njerëzit që kishin mbledhur në Haran e u nisën drejt tokës së Kanaanit. Kur arritën në tokën e Kanaanit,
6
Abrami përshkoi vendin deri te lisi i Morehut në Shekem. Në atë kohë, në atë vend banonin kananitët.
7
Zoti iu shfaq Abramit e tha: «Pasardhësve të tu do t'ua jap këtë vend». Atëherë Abrami i ngriti aty një altar Zotit që i ishte shfaqur.
8
Prej andej u shpërngul drejt malit në lindje të Betelit dhe ngriti tendën mes Betelit në perëndim e Ajit në lindje. Edhe aty i ngriti një altar Zotit e thirri emrin e tij.
9
Pastaj Abrami u ngrit e vijoi udhëtimin drejt Negevit.
10
Vendin e pllakosi një zi buke aq e rëndë, saqë Abrami shkoi në Egjipt për të banuar në dhe të huaj.
11
Kur po hynte në Egjipt, Abrami i tha Sarajës, gruas së tij: «E di që je grua e bukur
12
dhe kur të të shohin egjiptianët, do të thonë: “Kjo është gruaja e tij”. Kështu mua do të më vrasin, kurse ty do të të lënë gjallë.
13
Thuaj që je ime motër, që të më trajtojnë mirë për shkakun tënd e jeta të më kursehet falë teje».
14
Kur Abrami hyri në Egjipt, egjiptianët panë se gruaja ishte shumë e bukur.
15
Edhe oborrtarët e faraonit e panë dhe ia lavdëruan faraonit. Atëherë, gruan e morën në shtëpinë e faraonit.
16
Për shkak të saj faraoni e trajtoi mirë Abramin, i cili përfitoi dhen, qe e gomarë, shërbëtorë e shërbëtore, gomarica e deve.
17
Por Zoti e dënoi me plagë të rënda faraonin dhe shtëpinë e tij për shkak të Sarajës, gruas së Abramit.
18
Atëherë faraoni e thirri Abramin e i tha: «Ç'është kjo që më bëre? Përse nuk më tregove që është gruaja jote.
19
Përse the se është jot motër e unë e mora për grua? Dhe tani, ja ku e ke gruan tënde. Merre, pra, e shko!».
20
Faraoni u dha urdhër njerëzve të vet dhe ata e larguan Abramin, bashkë me të shoqen, e gjithçka i përkiste.
← Chapter 11
Chapter 13 →