bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 11
Genesis 11
albanian-2018
1
E gjithë toka fliste një gjuhë e të njëjtat fjalë.
2
Kur udhëtuan nga lindja, njerëzit gjetën një fushë në tokën e Shinarit dhe banuan atje.
3
E i thanë njëri-tjetrit: «Ejani, le të bëjmë tulla e t'i pjekim në zjarr». Kështu, ata përdorën tulla në vend të gurit e zift në vend të baltës.
4
E thanë: «Ejani, të ndërtojmë për vete një qytet e një kullë, maja e të cilës të prekë qiellin, që të bëjmë emër e të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut».
5
Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njeriut po ndërtonin.
6
E Zoti tha: «Ja, ata janë një popull e flasin të gjithë një gjuhë dhe ky është vetëm fillimi i veprave të tyre. Tani, asgjë nga çfarë kanë ndër mend të bëjnë nuk do të jetë e pamundur për ta.
7
Ejani të zbresim e mu atje t'ua përziejmë gjuhën, që të mos e kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit».
8
Atëherë Zoti i shpërndau prej andej mbi faqen e tërë dheut dhe ata reshtën së ndërtuari qytetin.
9
Prandaj edhe quhet Babel, se atje Zoti përzjeu gjuhën e gjithë tokës dhe prej andej Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut.
10
Këta janë pasardhësit e Semit: Semi ishte njëqind vjeç kur i lindi Arpahshadi, dy vjet pas përmbytjes.
11
Semi jetoi pesëqind vjet pasi i lindi Arpahshadi dhe pati bij e bija të tjera.
12
Arpahshadi ishte tridhjetë e pesë vjeç kur i lindi Shelahu.
13
Arpahshadi jetoi katërqind e tre vjet pasi i lindi Shelahu dhe pati bij e bija të tjera.
14
Shelahu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Eberi.
15
Shelahu jetoi katërqind e tre vjet pasi i lindi Eberi dhe pati bij e bija të tjera.
16
Eberi ishte tridhjetë e katër vjeç kur i lindi Pelegu.
17
Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Pelegu dhe pati bij e bija të tjera.
18
Pelegu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Reui.
19
Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet pasi i lindi Reui dhe pati bij e bija të tjera.
20
Reui ishte tridhjetë e dy vjeç kur i lindi Serugu.
21
Reui jetoi dyqind e shtatë vjet pasi i lindi Serugu dhe pati bij e bija të tjera.
22
Serugu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Nahori.
23
Serugu jetoi dyqind vjet pasi i lindi Nahori dhe pati bij e bija të tjera.
24
Nahori ishte njëzet e nëntë vjeç kur i lindi Terahu.
25
Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Terahu dhe pati bij e bija të tjera.
26
Terahu ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindën Abrami, Nahori e Harani.
27
Këta janë pasardhësit e Terahut: Terahut i lindën Abrami, Nahori e Harani. Haranit i lindi Loti.
28
Harani vdiq në tokën e vendlindjes, në Ur të kaldenjve, para Terahut, të atit.
29
Abrami e Nahori morën gra. Gruaja e Abramit quhej Sarajë, ndërsa gruaja e Nahorit quhej Milka, e bija e Haranit që është ati i Milkës e Iskës.
30
Saraja ishte beronjë e nuk kishte fëmijë.
31
Terahu mori me vete të birin, Abramin, të nipin, Lotin, që ishte biri i Haranit, e Sarajën, të renë, gruan e të birit, dhe dolën nga Uri i kaldenjve për të shkuar drejt tokës së Kanaanit. Arritën në Haran e banuan atje.
32
Terahu jetoi dyqind e pesë vjet e vdiq në Haran.
← Chapter 10
Chapter 12 →