bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Genesis 13
Genesis 13
albanian-2018
1
Abrami shkoi nga Egjipti në Negev bashkë me të shoqen e me gjithçka kishte. Me të shkoi edhe Loti.
2
Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend e ar.
3
Ai vazhdoi udhëtimin nga Negevi deri në Betel, deri në vendin ku kishte ngritur më parë tendën, mes Betelit e Ajit,
4
aty ku në fillim kishte ngritur një altar. Atje Abrami thirri emrin e Zotit.
5
Edhe Loti, që udhëtonte me Abramin, kishte dhen, qe e tenda.
6
Nuk kishte vend për të dy, se pasuria e tyre ishte aq e madhe, saqë nuk mund të jetonin bashkë.
7
Kështu, filloi një grindje mes barinjve të bagëtive të Abramit e barinjve të bagëtive të Lotit. Në atë kohë, në atë vend jetonin kananitët e perizitët.
8
Atëherë Abrami i tha Lotit: «Të mos ketë grindje mes nesh, mes barinjve të mi e barinjve të tu, se jemi vëllezër.
9
A nuk është e gjithë toka përpara teje? Le të ndahemi. Nëse shkon në të majtë, unë do të marr në të djathtë. E nëse shkon në të djathtë, unë do të marr në të majtë».
10
Loti ngriti sytë e pa se gjithë lugina e Jordanit deri në Coar ujitej si kopshti i Zotit, si toka e Egjiptit, përpara se Zoti të shkatërronte Sodomën e Gomorrën.
11
Loti zgjodhi për vete gjithë luginën e Jordanit e udhëtoi drejt lindjes. Kështu, u ndanë nga njëri-tjetri.
12
Abrami banoi në tokën e Kanaanit, ndërsa Loti banoi në qytetet e luginës dhe ngriti tendat pranë Sodomës.
13
Mirëpo njerëzit e Sodomës ishin shumë të ligj e mëkatarë para Zotit.
14
Pasi Loti u largua prej tij, Zoti i tha Abramit: «Ngriji sytë dhe, nga vendi ku je, shiko drejt veriut e jugut, drejt lindjes e perëndimit,
15
sepse të gjithë tokën që sheh, do të ta jap ty e pasardhësve të tu përgjithmonë.
16
Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës. Nëse dikush do të mund ta numërojë pluhurin e tokës, edhe pasardhësit e tu do të numërohen.
17
Ngrihu e bjeri tokës për së gjati e për së gjeri, sepse ty do të ta jap».
18
Atëherë Abrami ngriti tendat dhe shkoi e banoi ndër lisat e Mamreut që janë në Hebron. Atje i ngriti një altar Zotit.
← Chapter 12
Chapter 14 →