bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Ecclesiastes 11
Ecclesiastes 11
albanian-2018
1
Hidhe bukën tënde mbi ujëra, se pas shumë ditëve do ta gjesh.
2
Ndaje në shtatë pjesë, apo tetë, se nuk e di ç'zezonë do të ndodhë mbi tokë.
3
Nëse retë ngopen, shiun e derdhin mbi tokë, nëse një pemë bie në jug apo në veri, ku të bjerë, aty mbetet.
4
Kush vëren erën, nuk mbjell, kush shikon retë, nuk korr.
5
Sikurse nuk ke dijeni se nga u vjen fryma kockave në barkun e nënës, ashtu nuk e di as veprën e Perëndisë që bën gjithçka.
6
Në mëngjes mbille farën tënde e deri në mbrëmje mos i ndal duart, se nuk e di cila është më e mirë, kjo apo ajo, apo të dyja janë të mira.
7
Drita është e ëmbël dhe syve u bën mirë ta shohin diellin.
8
Edhe nëse njeriu jeton shumë vite, le t'i gëzojë të gjitha, por të kujtojë vitet e errëta, që do të jenë të shumta, se gjithçka ndodh është tymnajë.
9
Shijoje rininë, o djalosh, e le të të ngazëllejë zemra në ditët e rinisë sate. Ndiq udhën që të do zemra e vegimin që të shohin sytë, por dije se për të gjitha këto Perëndia do të të bëjë gjyq.
10
Shporre prej zemrës ngasjen, dëboje ligësinë nga mishi, se djalëria e çapkënëria janë veçse tymnajë.
← Chapter 10
Chapter 12 →