bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Ecclesiastes 10
Ecclesiastes 10
albanian-2018
1
Disa miza të ngordhura e fëlliqin vajin erëmirë, pak marrëzi peshon më shumë se urtia e nderi.
2
Zemra e të drejtit priret djathtas, ndërsa zemra e të marrit priret majtas.
3
I marri, edhe kur ecën udhës, s'ka mend. U thotë të gjithëve se është i marrë.
4
Nëse sundimtari shfryn kundër teje, mos luaj vendit, se qetësia zhbën mëkatet e rënda.
5
Është një ligësi, që e kam parë nën diell, si gabim që bëhet nga sundimtari:
6
marrëzisë i jepen shumë vende të larta, ndërsa të pasurit ulen në vende të ulëta.
7
Kam parë skllevër mbi kuaj e princa duke ecur në këmbë si skllevër.
8
Kush hap gropë, bie vetë brenda, atë që çan murin e ha gjarpri.
9
Kush thyen gurë, prej tyre lëndohet, kush çan dru, rrezikohet pre tyre.
10
Nëse hekuri topitet e askush s'ia mpreh tehun, duhet shtuar forca, është e dobishme të përparojë urtia.
11
Nëse gjarpri kafshon para se të magjepset, magjistari nuk ka dobi.
12
Fjalët e gojës së të urtit janë të hijshme, por të marrin e përpijnë buzët e veta.
13
Fillimi i fjalëve të gojës së tij është marrëzi, fundi i gojëtarisë së tij është çmenduri e ligë.
14
I marri i shumon fjalët. Askush s'e di ç'do të ndodhë, ndaj kush do t'i tregojë ç'do të ndodhë pas tij?
15
Të marrët i kapit mundi, se nuk dinë as të shkojnë në qytet.
16
E mjera ti, o tokë, që e ke mbretin riosh e princat e tu bëjnë gosti në mëngjes.
17
E lumja ti, o tokë, që e ke mbretin bir fisniku e princat e tu bëjnë gosti kur duhet, për t'u mëkëmbur e jo për t'u pirë.
18
Nga përtacia shembet pullazi, duarngratit i pikon shtëpia.
19
Bukën e shtrojnë për t'u gëzuar, vera e bën jetën të hareshme, paraja i përgjigjet çdo gjëje.
20
Mos e shaj mbretin as me mend dhe në dhomën e gjumit mos e shaj të pasurin, se zogu i qiellit do ta mbartë zërin e fluturaku do ta tregojë fjalën.
← Chapter 9
Chapter 11 →