bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Ecclesiastes 12
Ecclesiastes 12
albanian-2018
1
Kujtohu për krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, ende pa ardhur ditët e liga, vitet për të cilat do të thuash: «Nuk më japin asnjë kënaqësi!»,
2
pa u errur dielli, drita, hëna e yjet, pa u kthyer retë pas shiut,
3
kur të dridhen rojat e shtëpisë, kur të përkulen trimat e të ndalen bluajtësit, ngaqë janë pakësuar, kur të ngrysen ata që vështrojnë nga dritaret,
4
kur të mbyllen dyert në rrugë, pasi të shuhet zhurma e bluarjes, zogjtë e ulin zërin dhe këngëtaret tulaten.
5
Edhe nga lartësitë do të kenë frikë e tmerr nëpër rrugë. Do të lulëzojë bajamja, do të zvarritet karkaleci, do të dështojë kopri, se njeriu do të shkojë në banesën e amshuar, ndërsa vajtuesit enden nëpër rrugë,
6
para se të këputet litari i argjendtë e të thërrmohet kupa e artë, para se të thyhet shtamba te burimi e të copëtohet çikriku në sternë,
7
para se të kthehet pluhuri në tokë, siç kishte qenë, e shpirti të kthehet te Perëndia që e kishte dhuruar.
8
Tymnajë e kaluar tymnajës, thotë kuvendari, gjithçka është tymnajë.
9
Përveçse qe i urtë, kuvendari i mësoi popullit dijen. Ai dëgjoi, shqyrtoi e renditi shumë fjalë të urta.
10
Kuvendari u përpoq të gjente fjalë të hijshme e shkroi drejt fjalë të vërteta.
11
Fjalët e të urtëve janë si thumbues. Si gozhdë të ngulura mirë janë përmbledhjet e thënieve. Janë dhënë nga një bari i vetëm.
12
Përtej këtyre, biri im, ki kujdes. Nuk ka fund përgatitja e librave të shumtë. Hulumtimi i shumtë e mundon trupin.
13
Si përfundim, pasi u dëgjuan të gjitha, druaje Perëndinë e zbato urdhërimet e tij, se kjo është gjithçka për njeriun.
14
Se Perëndia do të gjykojë çdo vepër e çdo të fshehtë, të mirë apo të keqe.
← Chapter 11