bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
Mark 15
Mark 15
albanian-altmk-27
1
E atë çast ndë mëngjes u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, bashkë me pleqtë edhe me grammatejtë, edhe me gjithë mbëjedhëjënë, e si e lidhnë Iisunë, e shpunë, e e dhanë mbë duar të Pillatosë.
2
E e pieti atë Pillatua: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe ai u përgjegj, e i tha atij: Ti e thua.
3
E thoshnë shumë katigori kondr’ atij të parët’ e priftëret.
4
E Pillatua e pieti atë pagjene, e i thotë: Nukë përgjegje fare? Shih mbë sa të kallëzojënë këta tij.
5
E Iisui më nuk’ u përgjegj fare, kaqë që u çudit Pillatua.
6
E ndë çdo të krëmpte u lëshon ature një të hapsosurë, cilinëdo që të kërkoijnë.
7
E qe një që quhej Varavva lidhurë ndë hapsanë bashkë me shokët’ e tij, që kishnë bërë vresëjë ndë nakatosi.
8
E si britnë turma, nisnë të kërkoijnë, sikundr’ u bënte ature kurdo.
9
Edhe Pillatua u përgjegj ature, e u tha: Doi t’u lëshoj juvet Mbretn’ e çifutet?
10
(Se e dij që nga zilia e dhan’ atë nde ai të parët’ e priftëret).
11
E të parët’e priftëret vunë turmënë që të kërkoijnë prej sij t’u lëshon më tepër Varavvanë.
12
E Pillatua u përgjegj, e u tha ature pagjene: Ç’doi dha t’ua bëj atë që thoi Mbret të çifutet?
13
Edhe ata pagjene britnë më fort: Mbërthee atë ndë Kruq.
14
E Pillatua u thosh ature: Ç’të keq u bëri? E ata më shumë thërrisnë: Mbërthee atë ndë Kruq.
15
Edhe Pillatua sepse deshi të bën zëmërën’ e turmësë, u lëshoi ature Varavvanë, e Iisunë si e rrahu me kamçi, e dha të mbërthenej ndë kruq.
16
E e muarrë atë trimatë, e e shpunë ndë avlli tek është Pretori, e thërresënë gjithë biliknë.
17
E e veshnë atë me rrobë të kuqe; e pleksnë një kurorë nga gjëmba, e ja vunë mbë kokë.
18
E nisnë ta përshëndetn’ atë e t’i thoshnë: Gëzo, o mbret i çifutet.
19
E rrihnë kokën’ e tij me kallam, e pështijnë mbë të, e bijnë mbë dhe, e i falejn’ atij.
20
E kur përqeshnë me të, i sveshnë rrobën’ e kuqe, e i veshnë rrobat’ e tij, e e nxuarë jashtë, ta mbërtheijn’ atë ndë Kruq.
21
E angarepsnë tek shkon ateje një Simon Qirineo (që vinte nga ara, baban’ e Aleksandhroit edhe Rufosë), të mirr Kruqn’ e tij.
22
E e bienë atë ndë vënd të Gollgothait, që domethënë: Vënd i krerëvet.
23
E i ipnë atij të pij verë nakatosurë me smirnë, e ai nuk’ e mori.
24
E si e mbërthienë atë ndë kruq, ndajtinë rrobat e tij, e vunë short mbi to, ç’të mirr gjithëkush.
25
E qe sahati tre, e e mbërthienë atë ndë kruq.
26
E gram’ e katigorisë tij qe shkruarë: MBRETI I ÇIFUTET.
27
E bashkë me atë mbërthienë ndë kruq di kusarë, njërinë mb’anë të djathëtë, e tjatërinë mb’anë të mëngjërë të tij.
28
E dolli e vërtetë karta që thosh: Edhe me paranomë u mëndua.
29
E ata që shkoijnë udhësë e vllasfimisn’ atë tuke tundurë kokën’ e ture mbë të, e thoshnë: Bobo mbë tij që prish Naonë, e mbë tri dit e dërton.
30
Shpëto vetëhenë tënde, e zbrit nga kruqi.
31
Kështu edhe të parët’ e priftëret thoshnë tuke përqeshurë njëri me jatërinë, bashkë me gramatejtë: Të tjerë shpëtoi, e vetëhen’ e tij s’mund të shpëtojë.
32
Krishti, mbreti i Israilit, le të zbresë ndashti nga kruqi, që të shohëmë e të besojëmë. Edhe ata që qenë mbërthierë bashkë me të ndë kruq, e shaijn’ atë.
33
E si u bë sahati gjashtë, u bë erësirë mbë gjithë dhe, ngjera mbë nëntë sahat.
34
E ndë të nëntënë sahat, thirri Iisui me zë të madh, e tha: Elloi, elloi, llama savahthani? Që domethënë: O Perndi, o Perndi, pse më le?
35
E si e digjuanë ca nga ata që rrijn’ atje, thoshnë: Ja, Ilianë thërret.
36
E u lëshua një, e mbushi një sfungar uthullë, e si e vuri ndë një kallam, ja ip të pij, e thosh: Liri të shohëmë, ndë vjen Iliaja ta zbresj’ atë.
37
E Iisui si nxori një zë të madh, dha Shpirtinë.
38
E perdheja e naoit u çuar mbë di, që sipërit e ngjera përposh.
39
E si e pa Qentirioni që rrij karshi atij, që si thirri kështu dha Shpirtinë, tha: Vërtet i biri i Perndisë qe kij njeri.
40
E ishnë edhe gra që vësh(t)roijnë për së largut, e bashkë me ato qe edhe Magdhalini Maria, edhe Maria mëm’ e Iakovoit së vogëlë edhe Iosiut, edhe Sallomi.
41
Ato që edhe kur qe ndë Galileë vijnë pas sij, e i shërbeijn’ atij, edhe shumë të tjera që patn’ ardhurë bashkë me atë ndë Ierusalim.
42
E poqë u err (sepse qe e prëmte, e parë e së Shëtunësë).
43
Erdhi Iosifi që qe nga Arimathia, plak bujar, që edhe ai qe që prit mbretërin’ e Perndisë, e guxoi e hiri nde Pillatua, e kërkoi kurmin’ e Iisuit.
44
E Pillatua u çudit nd’është që vdiqi, e si thirri Qentirionë, e pieti pa atë ndë vdiqi.
45
E si mpsoi nga Qentirioni, ja dhëroi kurminë Iosifit.
46
E si bleu një çarçaf, e si e dërmoi atë nga Kruqi, e pështolli ndë çarçaf, e e vuri atë ndë varr që ishte peleqisurë nga shpellë, e lukurisi një gur të madh mbë derë të varrit.
47
E Magdhalini Maria edhe Maria e Iosiut, vështroijnë ku e kllasënë.
← Chapter 14
Chapter 16 →