bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
Mark 14
Mark 14
albanian-altmk-27
1
E pas di ditet qe Pashka edhe lipsotë. E të parët’ e Priftëret edhe Grammatejtë kërkoijnë qish ta zijn’ atë me dhelpëri, e ta vrisnë.
2
Po thoshnë, jo ndë të prëmptenë, se mos bënetë nakatosi ndë llao.
3
E kur ishte ai ndë Vithani, mbë shtëpi të Simonit së leprosurit, tek rrijte ai ndë sufra, erdhi një grua, e kishte një garafë pa dorë, plot me miro nga Nardho të qëruarë, shumë të shtrëjtë, e si e theu garafënë pa dorë, ja derdhi mbi krie të tij.
4
E qenë ca që u zëmëruanë me vetëhe të ture, e thoshnë: Mbë se u bë të humburit’ e kësaj mirosë?
5
Se këjo mund të shitej më tepër se treqind dhinarë, e t’ipejnë të varfëret, e zëmëronejnë mbë të.
6
E Iisui tha: Lirie atë, pse i ipni asaj mundim? Të mirë punë bëri mbë mua.
7
Se të varfëritë i keni kurdo me vetëhe tuaj, e kurdo të doi, mundni të bëni nd’ata të mirë, po mua nukë më keni kurdo.
8
Atë që mundi këjo e bëri, arijti më përpara të liejë kurminë tim me miro, për të vënë ndë varr.
9
Me të vërteta u thom juvet, tekdo që të rrëfenetë kij Ungjill ndë gjithë botë, do të kuvëndonetë edhe ç’bëri këjo që të mbahetë mënd ajo.
10
E Iudha Iskarioti një nga të dimbëdhjetë, vate ndë të parët’ e Priftëret, që t’u ip atë mbë duar.
11
E ata si digjuanë, u gëzuanë, e i taksnë t’i ipnë atij asprë. E kërkon që t’ua ip atë mbë duar me kollaj.
12
E ditën’ e parë të lipsovet, kur haijnë Pashkënë, i thon’ atij mathitit’ e tij: Ku do të vemi, e të bëjëmë gati të haç Pashkënë?
13
E dërgon di nga mathitit’ e tij, e u thot’ ature: Ecëni ndë qutet, e do të piqetë me ju një njeri që mban një stamnë me ujë, e hajdeni pas tij.
14
E tekdo që të hijë thoi zotit së shtëpisë, se dhaskali thotë: Ku është konaku që do të ha pashkënë bashkë me mathitit’ e mi?
15
E ai do t’u dëftojë juvet një çardhak të madh shtruarë me mësallë, gati; atje bënani gati për navet.
16
E duallë mathitit’ e tij, e vanë ndë qutet, e gjenë sikundr’ u tha ature; e bënë gati pashkënë.
17
E si u err vjen bashkë me të dimbëdhjetë.
18
E tek rrijn’ ata mbë sufra e haijnë, u tha Iisui: Me të vërteta u thom juvet, se një nga jush do të më paradhosjë, ai që ha me mua bashkë.
19
E nisnë të helmonejnë, e të thoshn’ atij njëri pas jatërit: Mos jam unë? E tjatëri: Mos jam unë?
20
Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Një nga të dimbëdhjetë, ai që ngjien dorënë ndë kupë bashkë me mua.
21
E i biri njeriut vete sikundrë është shkruarë për atë, po ve atij njeriut, që prej atij paradhosetë i biri i njeriut. Më mirë qe për atë njeri të mos qe lerë.
22
E tek haijn’ ata, mori Iisui bukë, e si e bekoi, e theu, e ua dha ature, e u tha: Mirri, hai, këjo është kurmi im.
23
E si mori potirë, e efharistisi, ua dha ature, e pinë prej sij gjithë.
24
E u tha ature: Kij është gjaku im i dhjatësë së re, që do të derdhetë për shumë.
25
Me të vërteta u thom juvet, do të mos pi më nga ç’pjell vështi ngjera mb’atë ditë, kur ta pi atë të re ndë mbretëri të Perndisë.
26
E si efharistisnë duallë ndë mal të ullinjet.
27
E u thot’ ature Iisui, që: Gjithë do të skandhalisenë për mua ndë këtë natë; se është shkruarë: Do të godit dëlmuarë, e do të përhapenë dhëntë.
28
E po pas së ngjallurit sim, do të vete përpara juvet ndë Galileë.
29
E Petrua i tha atij: Edhe të gjithë nd’u skandhaliçinë, po unë jo.
30
E i thot’ atij Iisui: Me të vërtetë të thom tij, që sot ndë këtë natë, pa kënduarë edhe kokoshi di herë, do të më arniseç tri herë.
31
E ai shtonte e thosh: Edhe nd’u dashtë që të vdes me ti bashkë, nukë do të t’arnisem tij. E ashtu thoshnë edhe të gjithë të tjerëtë.
32
E vijënë ndë një fshat që quhej Gjethsimani. E u thotë mathitivet së tij: Rriji këtu ngjera sa të falem.
33
E merr bashkë me vetëhe të tij Petronë edhe Iakovonë edhe Ioannë, e zuri të tromaks e të helmonej.
34
E u thot’ ature: Shumë helmuarë është Shpirti im gjera mbë vdekëjë. Mbetuni e rríi këtu, e mos fliji.
35
E si vate pakëzë më tej, ra përmbis, e falej, ndë mund, të mërgonej nga ai kij sahat.
36
E thoshte: Avva, o jat, gjithë të kollajta janë tek ti, mërgo nga meje këtë potir; po jo atë që dua unë, po atë që do ti.
37
E vjen, e i gjen ata që flijnë. E i thotë Petrosë: Simon, flë? Nukë munde të rrije zgjuarë një sahat?
38
Rriji zgjuarë, edhe fali, që të mos bini ndë piraksi. Shpirti është gati, po kurmi ësht’ i smundurë.
39
E pameta vate e u fal, tuke thënë atë fjalë.
40
E si u kthie i gjeti ata përsëri që flijnë (sepse qenë sit’ e ture rënduarë) e nukë dijnë ç’t’i përgjegjeshin’ atij.
41
E vjen të tretënë herë, e u thot’ ature: Edhe po fliji, e prëheni, sado; erdhi sahati; na, i biri njeriut që ipetë mbë duar të fajëtorëvet.
42
Ngrihi të vemi. Na, ai që do të më apë, erdhi afër.
43
E atë çast, pa sosurë ai fjalënë, vjen Iudha, që qe një nga të dimbëdhjetë, edhe bashkë me atë shumë turmë me thikëra edhe me drunjër, nga të parët’ e Priftëret, edhe nga Grammatejtë, edhe pleqtë.
44
E ai që e paradhosi atë, u kish dhënë ature nishan, e u kish thënë, se: Atë që do të puth, ai është. Zirie atë, e shpirie me qëlim.
45
E poqë erdhi, atë çast ju qas atij, e i thotë: Dhaskal, dhaskal. E e puthi atë.
46
Edhe ata shtinë duartë mbi të, e e zun’ atë.
47
E një nga ata që rrijn’ atje, kreu thikënë, e goditi kopil’ e së parit së priftëret, e i preu atij veshnë.
48
E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Posi mbë kusar dualltë me thikëra e me drunjer të ziri mua?
49
Ngadita bashkë me juvet jeshë tuke dhidhaksurë ndë Iero, e nukë më zutë, po duhetë të dalënë të vërteta kartëratë.
50
E e lanë atë të gjithë e iknë.
51
E një djalosh vijte pas tij, që qe tiliksurë me çarçaf mbi lëkurë, e e zën’ atë trimatë.
52
Edhe ai si lëshoi çarçafnë, iku nga ata lakuriq.
53
E e shpunë Iisunë tek i pari priftëret, e u mbëjodhë atje me të bashkë gjithë të parët’ e priftëret, edhe pleqtë, edhe grammatejtë.
54
E Petrua vij pas tij për së largut, ngjera brënda ndë avlli të së parit së priftëret, e rrijte bashkë me kopij, e ngrohej mbë zjar.
55
E të parët’ e priftëret, edhe gjithë mbëjedhëja kërkoijnë martiri kondr’ Iisuit, për të vrarë atë, po nukë gjeijnë.
56
E shumë martirisnë rrem kondr’ atij, po nukë qenë baraj martirit’ e ture.
57
E u ngrenë ca, e martirisnë rrem kondr’ atij, e thanë.
58
Se: Navet digjuam atë që thosh, se: unë do të prish këtë Nao që është bërë me duar, e për tri dit do të bëj një tjatër të pabërë me duar.
59
E as kështu nukë qe një martiria e ture.
60
E si u ngre ndë mes i pari i priftëret, e pieti Iisunë, e thosh: Nukë përgjegje fare? Ç’martiri thonë këta kondrë teje?
61
E ai pushonte, e nuk’ u përgjegj fare. E e pieti atë përsëri i pari i priftëret, e i thot’ atij: Ti je Krishti, i biri i së bekuarit?
62
Edhe Iisui i tha: Unë jam edhe do të shihni të bir’ e njeriut të rrijë mb’anë të djathëtë të Fuqisë, edhe të vijë mbë re të Qiellit.
63
E i pari priftëret si çori rrobat’ e tij, thotë: Ç’na duhenë martirëtë?
64
E digjuatë vllasfiminë, ç’u duketë juvet? Edhe ata të gjithë e apofasisnë atë e thanë, që është fajëtuar për vdekëjë.
65
E nisnë ca ta pështijn’ atë ndë faqe, e të mbuloijnë suratn’ e tij, e t’i bijnë atij me shuplaka, e t’i thoshnë: Profiteps. Edhe kopijtë i bijn’ atij me shuplaka.
66
E tek qe Petrua përposh ndë avlli, vjen një nga kopijet’ e së parit së priftëret.
67
E si pa Petronë që ngrohej, e vështroi mirë atë, e i thotë: Edhe ti jeshe bashkë me Iisunë Nazarinonë.
68
E ai arnisej, e thosh: Nukë di, as kupëtoj ato që thua ti. E dolli jashtë mbë rrugë, e kokoshi këndoi.
69
E si e pa atë përsëri kopilia, nisi t’u thosh ature që rrijnë atje që: Kij nga ata është.
70
E ai pameta arnisej. E pas një çiket i thonë Petrosë ata që rrijn’ atje: Me të vërteta nga ata jeshe. Galileo je, e të folturit tat gjan.
71
E ai nisi të anathematis, e të betonej, që: s’e di këtë njeri që thoi.
72
E për së ditit këndoi kokoshi. E u kujtua Petrua fjalësë që i tha atij Iisui, që pa kënduarë kokoshi di herë, do të më arniseç mua tri herë. E nisi e qante.
← Chapter 13
Chapter 15 →