bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Revelation 19
Revelation 19
albanian-2018
1
Pastaj dëgjova në qiell një si zë të lartë turme të madhe që tha: «Aleluja! Shpëtimi, lavdia e fuqia i përkasin Perëndisë tonë,
2
se gjykimet e tij janë të vërteta e të drejta. Ai e gjykoi laviren e madhe që e çoi tokën në shthurje me kurvërinë e saj dhe mori shpagim për gjakun e shërbëtorëve të tij të vrarë nga duart e saj».
3
Pastaj thanë përsëri: «Aleluja! Tymi i shkrumbimit të saj ngjitet lart, në shekuj të shekujve».
4
Atëherë të njëzet e katër pleqtë e të katër gjallesat ranë përmbys dhe adhuruan Perëndinë që rri ulur në fron duke thënë: «Amen! Aleluja!».
5
Pastaj nga froni doli një zë që tha: «Lëvdoni Perëndinë tonë të gjithë ju shërbëtorët e tij dhe ju që e druani, të mëdhenj e të vegjël».
6
Dëgjova edhe një si zë turme të madhe, posi ushtimë detesh e bubullimash të forta që tha: «Aleluja! Mbretëroi Zoti, Perëndia ynë i gjithëpushtetshëm.
7
Le të gëzohemi e të ngazëllehemi, le t'i japim lavdi atij, se erdhi dasma e Qengjit dhe nusja është bërë gati».
8
Asaj i dhanë për të veshur një rrobë të ndritshme prej liri të pastër. Kjo rrobë përfaqëson veprat e drejta të të shenjtëve.
9
Pastaj engjëlli më tha: «Shkruaj: lum ata që janë ftuar në darkën e dasmës së Qengjit». Dhe shtoi: «Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë».
10
Unë rashë përmbys para këmbëve të tij për ta adhuruar, ndërsa ai më tha: «Mos! Unë jam shërbëtor si ti dhe si vëllezërit e tu që ruajnë dëshminë e Jezuit. Adhuro Perëndinë!». Dhe dëshmia e Jezuit është shpirti i profecisë.
11
Pastaj pashë qiellin të hapur dhe një kalë të bardhë. Kalorësi quhej «Besimtar dhe i Vërtetë». Ai gjykon e lufton me drejtësi.
12
Sytë e tij ishin si flakë zjarri, ndërsa mbi kokë mbante shumë kurora të vogla. Ai kishte të shkruar një emër që nuk e dinte askush përveç tij.
13
Ishte i veshur me rroba të ngjyera në gjak dhe mbante emrin «Fjala e Perëndisë».
14
Pas tij vinin ushtritë e qiellit, hipur mbi kuaj të bardhë dhe veshur me rroba të ndritshme prej liri të pastër.
15
Nga goja e tij dilte një shpatë e mprehtë, me të cilën do të mposhtë kombet. Ai do t'i sundojë me skeptër të hekurt dhe do ta shtrydhë rrushin në vozën e verës së zemërimit të tmerrshëm të Perëndisë së gjithëpushtetshëm.
16
Mbi rrobë dhe mbi kofshë kishte të shkruar emrin «Mbreti i mbretërve dhe Zoti i zotërve».
17
Pastaj pashë një engjëll që qëndronte në diell. Ai u foli me zë të fortë të gjithë shpendëve që fluturonin në mes të qiellit: «Ejani e mblidhuni në darkën e madhe të Perëndisë,
18
që të hani mish mbretërish, prijësish ushtarakë e të fortësh, mish kuajsh e kalorësish, mishin e të gjithë njerëzve, të lirë e skllevër, të vegjël e të mëdhenj».
19
Atëherë pashë bishën dhe mbretërit e tokës me ushtritë e tyre që ishin mbledhur për të luftuar kundër atij që rrinte mbi kalë dhe ushtrisë së tij.
20
Bisha u kap dhe bashkë me të edhe profeti i rremë që në prani të saj bënte shenja, me të cilat mashtronte ata që kishin marrë damkën e bishës dhe që kishin adhuruar shëmbëlltyrën e saj. Pastaj, që të dy u hodhën të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur.
21
Të tjerët u vranë nga shpata që dilte nga goja e kalorësit dhe të gjithë shpendët u ngopën me mishin e tyre.
← Chapter 18
Chapter 20 →