bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Revelation 18
Revelation 18
albanian-2018
1
Pastaj pashë një engjëll tjetër që po zbriste nga qielli. Ai kishte pushtet të madh dhe toka u ndriçua nga lavdia e tij.
2
Atëherë engjëlli thirri me zë të lartë: «Ra, ra Babilonia e madhe! Ra e u bë banesë djajsh, strofull e çdo shpirti të ndyrë, shpendi të papastër e bishe të fëlliqur e të urryer.
3
Me verën e zemërimit të kurvërisë së saj u dehën gjithë kombet. Mbretërit e tokës bënë kurvëri me të, ndërsa tregtarët e tokës u pasuruan me kamjen e saj të shfrenuar».
4
Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli që tha: «Populli im, dilni prej saj, që të mos bëheni pjesëtarë të mëkateve të saj e të mos merrni plagë nga plagët e saj.
5
Se, mëkatet e saj arritën deri në qiell dhe Perëndia i kujtoi padrejtësitë e saj.
6
Silluni me të siç u soll ajo me ju, shpërblejani dyfish veprat, ndërsa kupën që ju dha të pini, mbushjani dy herë më shumë.
7
Jepini asaj po aq mundim e vajtim, sa i dha lavdi e kamje vetes, ajo që vazhdon të thotë në zemrën e vet: “Unë rri ulur si mbretëreshë, nuk jam vejushë, nuk do të shoh kurrë vajtim me sy”.
8
Prandaj në një ditë të vetme do të mblidhen plagët e saj: vdekja, vajtimi e zia e bukës. Ajo do të digjet e tëra në zjarr, se Zoti Perëndi që e gjykon është i fuqishëm.
9
Mbretërit e tokës, që bënë kurvëri me të dhe dëfryen me kamjen e saj, do ta qajnë e do të vajtojnë kur të shohin tymin e flakëve të saj.
10
Ata do t'i qëndrojnë larg nga frika e vuajtjeve të saj e do të thonë: “Mjerë! Mjerë ti, o qytet i madh, o qytet i fortë, Babiloni, se brenda një ore të erdhi ndëshkimi!”.
11
Tregtarët e tokës do të qajnë e do të vajtojnë për të, sepse askush nuk ua blen më mallin,
12
mall prej ari e argjendi, gurë të çmuar e margaritarë, pëlhura liri e purpuri, mëndafshi e të kuqe, si dhe gjithfarë drurësh erëmirë e gjithfarë sendesh fildishi e druri shumë të çmuar, bronzi, hekuri e mermeri,
13
kanellë e parfume, temjane, mirrë e livandë, verë e vaj, majë mielli e grurë, gjedhë e dhen, kuaj e qerre, trupa e shpirtra njerëzish.
14
Ata do t'i thonë: “Gjithë të mirat që dëshironte shpirti yt ikën, gjithë pasuritë e madhështitë morën fund e nuk do t'i gjesh më”.
15
Tregtarët që u pasuruan prej saj do të qëndrojnë larg nga frika e vuajtjeve të saj, do të qajnë e do të vajtojnë
16
duke thënë: “Mjerë! Mjerë ti, o qytet i madh, veshur me li të purpurt e të kuq, zbukuruar me ar, gurë të çmuar e margaritarë,
17
se gjithë kjo pasuri u shkretua për një orë!”. Të gjithë kapitenët e anijeve dhe udhëtarët, detarët dhe ata që punonin në lundrim qëndronin larg
18
e thërrisnin duke parë tymin e flakëve të saj: “Cili qytet ngjan me qytetin e madh?”.
19
Hidhnin dhe mbi kokë e thërrisnin, duke qarë e duke vajtuar: “Mjerë! Mjerë qyteti i madh, me pasurinë e të cilit të gjithë ata që kishin anije në det! u pasuruan. Mjerë, se u shkretua për një orë”.
20
Gëzohu për shkatërrimin e saj, o qiell! Gëzohuni edhe ju të shenjtë, apostuj e profetë, se Perëndia e gjykoi për të keqen që ju bëri».
21
Pastaj një engjëll i fuqishëm ngriti një gur të madh sa një gur mulliri, e hodhi në det e tha: «Po kaq furishëm do të hidhet tej edhe Babilonia, qyteti i madh, e nuk do të gjendet kurrë më.
22
Tingulli i harpave e i muzikantëve, fyelltarëve e trumbetarëve, nuk do të dëgjohet më te ti. Asnjë mjeshtër, i çfarëdo mjeshtërie, nuk do të gjendet më aty edhe zhurma e mullirit nuk do të dëgjohet më kurrë.
23
Drita e pishtarit nuk do të ndriçojë më e nuk do të dëgjohet më as zë dhëndri e as zë nuseje. Tregtarët e tu të mëdhenjtë e tokës ishin, me magjinë tënde u mashtruan të gjitha kombet.
24
Në ty u gjet gjak profetësh e të shenjtësh, gjaku i të gjithë atyre që u vranë mbi tokë».
← Chapter 17
Chapter 19 →