bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Revelation 12
Revelation 12
albanian-2018
1
Pastaj në qiell u shfaq një shenjë e madhe. Ishte një grua e veshur me diell, e cila nën këmbë kishte hënën, ndërsa mbi kokë mbante një kurorë me dymbëdhjetë yje.
2
Ngaqë ishte shtatzënë, gruaja bërtiste nga dhimbjet e mundimet e lindjes.
3
Në qiell u shfaq edhe një shenjë tjetër. Ishte një dragua i madh, i kuq, që kishte shtatë kokë e dhjetë brirë dhe mbi kokë shtatë kurora të vogla.
4
Bishti i tij tërhoqi një të tretën e yjeve të qiellit dhe e hodhi mbi tokë. Dragoi qëndroi para gruas që ishte gati për të lindur, që të gëlltiste foshnjën e saj sapo të lindte.
5
Gruaja lindi djalë. Ai do të sundonte kombet me skeptër të hekurt. Atëherë foshnja u rrëmbye dhe u dërgua pranë Perëndisë e fronit të tij.
6
Pastaj gruaja iku në shkretëtirë. Atje kishte një vend që ia kishte bërë gati Perëndia. Në atë vend do ta ushqenin për një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
7
Atëherë në qiell u bë luftë. Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit. Dragoi luftoi bashkë me gjithë engjëjt e tij,
8
por nuk fitoi dhe për ta nuk kishte më vend në qiell.
9
Dragoi i madh, gjarpri i lashtë, që quhet Djall dhe Satan, mashtruesi i gjithë botës, u hodh në tokë e bashkë me të edhe engjëjt e tij.
10
Atëherë dëgjova një zë të fortë në qiell që tha: «Tani erdhi shpëtimi, fuqia e mbretëria e Perëndisë tonë dhe pushteti i Krishtit të tij. Paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padit para Perëndisë tonë, ditë e natë, u hodh poshtë.
11
Ata e mundën me gjakun e Qengjit e me fjalën e dëshmisë së tyre dhe ishin gati të jepnin jetën e të vdisnin.
12
Prandaj, gëzohuni, o qiej e ju që banoni atje! Mjerë ju, o tokë e det, se djalli zbriti te ju me zemërim të madh, duke e ditur se i ka mbetur pak kohë».
13
Kur dragoi pa se e hodhën në tokë, filloi të ndjekë gruan që kishte lindur foshnjën.
14
Gruas iu dhanë dy krahët e një shqiponje të madhe, që të fluturonte për në vendin e saj në shkretëtirë, ku do të ushqehej për tri vjet e gjysmë larg gjarprit.
15
Atëherë gjarpri nxori nga goja ujë si një lumë pas gruas, që atë ta rrëmbente rrjedha.
16
Por gruan e ndihmoi toka, e cila hapi gojën dhe përpiu lumin që kishte nxjerrë dragoi nga goja.
17
Dragoi u zemërua me gruan dhe shkoi për të luftuar me pasardhësit e tjerë të saj, me ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe dëshmojnë për Jezuin.
18
Ai mbeti mbi rërën e detit.
← Chapter 11
Chapter 13 →