bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 93
Psalms 93
albanian-2018
1
Zoti mbretëron. Është veshur me madhështi. Zoti është veshur e ngjeshur me fuqi. Bota qëndron mbi themele të forta dhe nuk do të trandet kurrë.
2
Froni yt qëndron i fortë që prej fillimit, ti vetë je që prej amshimit.
3
Lumenjtë u frynë, o Zot, lumenjtë ngritën zërin e tyre, lumenjtë shtuan buçimën e tyre.
4
Më madhështor se buçima e ujërave të shumtë, më madhështor se oshtima e valëve të detit është Zoti në lartësi.
5
Dëshmitë e tua janë vërtet të besueshme, shtëpisë sate i ka hije përjetë shenjtëria, o Zot.
← Chapter 92
Chapter 94 →