bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 92
Psalms 92
albanian-2018
1
Psalm. Këngë për të shtunën.
2
Është mirë të përlëvdosh Zotin e t'i këndosh emrit tënd, o i Tejlartë,
3
mirësinë tënde të shpallësh në mëngjes e besnikërinë tënde gjatë natës,
4
me qeste dhjetëkordëshe e me harpë, me këngë shoqëruar me lirë.
5
Se ti, o Zot, më gëzove me veprat e tua, ngazëllohem me punët e duarve të tua.
6
Sa madhështore janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua!
7
Njeriu i pamend nuk e di e i marri nuk e kupton dot,
8
se, të pabesët, edhe pse mbijnë si bari, edhe pse lulëzojnë ata që bëjnë paudhësi, kanë për t'u shkatërruar përgjithmonë.
9
Por ti, o Zot, je përjetë madhështor!
10
Ja, armiqtë e tu, o Zot, ja, armiqtë e tu do të zhbihen e ata që bëjnë paudhësi do të hapërdahen.
11
Ti më bëre të fortë si buallin, më vajose me vaj të ri.
12
Syri im do të shohë rënien e kundërshtarëve të mi, veshët e mi do të dëgjojnë poshtërimin e atyre që më bëjnë keq.
13
I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si cedri i Libanit.
14
Do të mbillet në shtëpinë e Zotit, do të lulëzojë në oborret e Perëndisë tonë.
15
Do të japë fryte edhe në pleqëri, do të jetë i shëndetshëm e plot freski,
16
për të shpallur se Zoti është i drejtë. Ai është shkëmbi im e tek ai nuk ka padrejtësi.
← Chapter 91
Chapter 93 →