bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 80
Psalms 80
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Zambakët». Dëshmi. Psalm i Asafit.
2
Ti, o bari i Izraelit, mba vesh, ti që si grigjës i prin Jozefit, ti që ulesh mbi kerubët, shkëlqe.
3
Para Efraimit, Benjaminit e Manaseut ngrije peshë fuqinë tënde e eja të na ndihmosh.
4
O Perëndi, na kthe sërish, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë, që të shpëtojmë.
5
O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do të jesh i zemëruar ndaj lutjes së popullit tënd?
6
I ke ushqyer me bukë lotësh, u ke dhënë të pinë kaq shumë lot.
7
Na ke bërë të jemi shkak grindjesh për fqinjët, armiqtë tanë tallen me ne.
8
O Perëndi i ushtrive, na kthe sërish, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë, që të shpëtojmë.
9
Një hardhi prej Egjiptit shkule, dëbove kombe dhe e mbolle.
10
Tokën për të gati e bëre, rrënjë hodhi e dheun mbushi.
11
Hija e saj mbuloi malet, degët e saj cedrat e Perëndisë.
12
Filizat e saj i shtriu deri në det, pinjollët e saj deri në lumë.
13
Gardhin përse ia shthure, që të vjelë prej saj çdo kalimtar?
14
E shkretoi derri i egër, aty kullotin egërsirat e fushës.
15
Kthehu, o Perëndi i ushtrive, hidh sytë prej qiellit, vështroje e kujdesu për këtë hardhi,
16
për atë që mbolli dora jote e djathtë, për pinjollin, që e rrite të fortë për veten tënde.
17
E kanë djegur me zjarr, e kanë prerë; marrshin fund prej kërcënimit të fytyrës sate.
18
Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtës sate, mbi birin e njeriut, që e rrite të fortë për veten.
19
E ne nuk do të largohemi më prej teje, jepna jetë, që të thërrasim emrin tënd.
20
O Zot, Perëndi i ushtrive, na kthe sërish, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë, që të shpëtojmë.
← Chapter 79
Chapter 81 →