bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 79
Psalms 79
albanian-2018
1
Psalm i Asafit. Trashëgiminë tënde e kanë pushtuar kombet, o Perëndi, tempullin tënd të shenjtë e kanë përdhosur, Jerusalemin në gërmadhë e kanë kthyer.
2
Kufomat e shërbëtorëve të tu ua dhanë për ushqim shpendëve të qiellit, mishin e besnikëve të tu egërsirave të tokës.
3
Gjakun e tyre e derdhën si ujë përreth Jerusalemit e nuk kishte kush t'i varroste.
4
Jemi bërë tallje për fqinjët tanë, përqeshje e lojë për ata që na rrethojnë.
5
Deri kur, o Zot? Përjetë do të jesh i zemëruar? A do të ndizet si zjarr furia jote?
6
Derdhe zemërimin tënd mbi kombe që s'të njohin, mbi mbretëri që nuk thërrasin emrin tënd.
7
Se e kanë gllabëruar Jakobin, banesën e tij e kanë shkretuar.
8
Mos na i kujto paudhësitë e së shkuarës, por ardhtë sa më shpejt mëshira jote, se kemi rënë shumë poshtë.
9
Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit tonë, për lavdinë e emrit tënd, na çliro e na i fal mëkatet, për hir të emrit tënd.
10
Përse të thonë kombet: «Ku është Perëndia i tyre?». Le ta marrin, pra, vesh kombet e ne me sytë tanë le ta shohim, hakmarrjen për gjakun e derdhur të shërbëtorëve të tu.
11
Ardhtë para teje gjëma e të robëruarve, me fuqinë e krahut tënd shpëto të dënuarit me vdekje.
12
Shpërblejua shtatëfish fqinjëve tanë mbi kurriz poshtërimin që të bënë ty, o Zot.
13
E ne populli yt, delet e kullotës sate, do të të përlëvdojmë në amshim e brez pas brezi do të shpallim lavdinë tënde.
← Chapter 78
Chapter 80 →