bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 29
Psalms 29
albanian-2018
1
Psalm i Davidit. Jepini Zotit, o qenie hyjnore, jepini Zotit lavdinë dhe forcën.
2
Jepini Zotit lavdinë e emrit të tij, përkuluni para Zotit, mes shkëlqimit të tij të shenjtë.
3
Zëri i Zotit ushton mbi ujërat, Perëndia i lavdishëm bën të gjëmojë, Zoti mbi ujërat e shumta.
4
Zëri i Zotit ushton plot fuqi, zëri i Zotit ushton plot madhështi.
5
Zëri i Zotit copëton cedrat, Zoti thërrmon cedrat e Libanit.
6
Libanin e bën të kërcejë si viçi, Sirionin si kotorri.
7
Zëri i Zotit lëshon flakë zjarri,
8
zëri i Zotit trondit shkretëtirën, shkretëtirën e Kadeshit Zoti e trondit.
9
Zëri i Zotit i bën drenushat të pjellin, pyjet i lë zhveshur. Në tempullin e tij, të gjithë thonë: «Lavdi!».
10
Zoti sundon mbi përmbytjen, Zoti sundon si mbret në amshim.
11
Zoti i jep forcë popullit të tij, Zoti e bekon popullin e tij me paqe.
← Chapter 28
Chapter 30 →