bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 28
Psalms 28
albanian-2018
1
Psalm i Davidit. Ty të thërras, o Zot, shkëmbi im, mos hesht ndaj meje. Po heshte ndaj meje, do të bëhem si ata që zbresin në gropë.
2
Dëgjoje zërin e përgjërimit tim, kur të thërras për ndihmë, kur duart i ngre drejt shenjtërores sate të shenjtë.
3
Mos më hiq zvarrë edhe mua si të paudhët, si ata që të keqen bëjnë, që për paqe flasin me të afërtit, por në zemër bluajnë ligësi.
4
Shpërbleji sipas veprave të tyre, sipas veprimeve të tyre të liga. Shpërbleji sipas veprave të duarve të tyre, jepu shpagimin që meritojnë,
5
se i shpërfillin veprat e Zotit dhe punët e duarve të tij. Ai i rrënoftë e më mos i ngrittë!
6
Bekuar qoftë Zoti, se e dëgjoi zërin e përgjërimit tim!
7
Zoti është fuqia dhe mburoja ime, në të shpreson zemra ime, tek ai gjeta ndihmë. Ndaj ngazëllen zemra ime, me këngë e falënderoj.
8
Zoti është fuqia e popullit të tij, strehë shpëtimi për të vajosurin e vet.
9
Shpëtoje popullin tënd, bekoje trashëgimin tënd! Ji bariu i tyre e lartësoji deri në amshim!
← Chapter 27
Chapter 29 →