bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 21
Psalms 21
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2
O Zot, me fuqinë tënde gëzon mbreti, sa shumë ngazëllen për shpëtimin tënd.
3
Dëshirën e zemrës ia plotësove, lutjen e buzëve të tij nuk e përbuze.
4
Me bekime mirësie e prite, mbi kokë i vure kurorë ari të kulluar.
5
Të kërkoi jetë e ia dhe, ditë të shumta në amshim.
6
E madhe është lavdia e tij falë shpëtimit tënd, me shkëlqim e madhështi e stolise atë.
7
Ti i jep bekime përjetë, e mbush me gëzimin e pranisë sate.
8
Se mbreti ka besim te Zoti dhe falë mirësisë së të Tejlartit nuk do të lëkundet.
9
Dora jote do t'i kapë tërë armiqtë e tu, e djathta jote do t'i zërë ata që të urrejnë.
10
Do t'i hedhësh në furrën e zjarrit kur të shfaqesh, Zoti do t'i përpijë tërë zemërim e zjarri do t'i përlajë.
11
Farën e tyre do ta zhbish nga dheu, pasardhësit e tyre nga njerëzit.
12
Kanë kurdisur ligësi kundër teje, sajuan plane, por s'do t'ia dalin.
13
Do t'i bësh të kthehen pas, harkun do ta drejtosh kundër tyre.
14
Ngrihu, o Zot, me fuqinë tënde, do t'i këndojmë e do t'i thurim himne pushtetit tënd.
← Chapter 20
Chapter 22 →