bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 20
Psalms 20
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2
Të dëgjoftë Zoti ditën e fatkeqësisë, emri i Perëndisë së Jakobit të mbrojttë!
3
Të dërgoftë ndihmë prej shenjtërores e prej Sionit përkrahje të dhëntë!
4
Iu kujtofshin gjithë dhuratat e tua, flija jote e shkrumbimit i pëlqeftë!
5
Të dhëntë çka të do zemra, gjithë synimet e tua i plotësoftë.
6
Do të brohorasim për fitoren tënde dhe në emrin e Perëndisë tonë flamujt lart do t'i ngremë. Zoti t'i plotësoftë të gjitha kërkesat!
7
Tani e di se Zoti e shpëton të vajosurin e tij, prej qiellit të tij të shenjtë e ndihmon me fuqinë shpëtimtare të së djathtës së tij.
8
Disa kanë shpresë te qerret, të tjerë te kuajt, por ne thërrasim emrin e Zotit, Perëndisë tonë.
9
Ata u këputën e ranë, por ne u ngritëm e qëndruam.
10
O Zot, shpëtoje mbretin. Na dëgjoftë mbreti kur ta thërrasim.
← Chapter 19
Chapter 21 →