bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 17
Psalms 17
albanian-2018
1
Lutje e Davidit. Dëgjo, o Zot, çështjen e drejtë! Vëri re klithmës sime, dëgjoje lutjen time, që nuk del nga buzë dredharake.
2
Prej teje gjetsha drejtësi, sytë e tu dallofshin të drejtën.
3
Shqyrtoje zemrën time natën, vëmë në provë, por gjë s'do të gjesh. Kam menduar gjëra në mendjen time, por goja ime nuk ka nxjerrë ligësi.
4
Sa për veprat e njerëzve, përmes fjalëve të buzëve të tua e kam ruajtur veten nga udhët e dhunës.
5
Hapat e mi kanë qëndruar në shtigjet e tua, këmbët e mia nuk janë dridhur.
6
Ty po të thërras, përgjigjmu, o Perëndi! Ktheje veshin nga unë e dëgjoji fjalët e mia!
7
Tregomë mirësinë tënde madhështore, ti që prej kundërshtarëve shpëton ata që tek e djathta jote shpresojnë.
8
Ruajmë si beben e syrit, mbulomë nën hijen e krahëve të tu,
9
larg të paudhëve që më përndjekin, armiqve gjakatarë që më kanë rrethuar.
10
Janë trashur nga dhjami, goja e tyre flet tërë mburrje.
11
Më gjurmuan e më kanë rrethuar, m'i kanë ngulur sytë për të më hedhur përtokë.
12
Janë si luani, të etur për të gjuajtur, si këlyshi i luanit, që fshihet e zë pusi.
13
Ngrihu, o Zot, dili përpara, mposhte, shpëtoma jetën prej të paudhit me shpatën tënde.
14
Shpëtomë prej vdekatarëve, me dorën tënde, o Zot, prej vdekatarëve të kësaj bote. Mbushua barkun me çfarë ke ruajtur për ta, që bijtë e tyre të ngopen e t'u lënë me tepri fëmijëve të tyre.
15
E unë, falë drejtësisë sate, do të shoh fytyrën tënde, do të zgjohem e do të kënaqem me praninë tënde.
← Chapter 16
Chapter 18 →