bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 16
Psalms 16
albanian-2018
1
Himn i Davidit. Ruajmë, o Perëndi, se te ti kërkova strehë.
2
I thashë Zotit: «Ti je Zoti im, veç teje nuk kam të mirë tjetër».
3
Me të shenjtët e kësaj toke dhe me të madhërishmit, kënaqet shpirti im.
4
Por atyre që shkojnë pas perëndish të tjera iu shtofshin mundimet. Flijimet e tyre të stërpikura me gjak nuk do t'i kushtoj dhe buzët e mia emrat e tyre nuk do t'i shqiptojnë.
5
O Zot, trashëgimia ime dhe kupa ime, fati im është në dorën tënde.
6
Më ranë për pjesë toka të mira, e mrekullueshme është trashëgimia ime.
7
Do ta bekoj Zotin që më këshillon; edhe natën zemra më mëson.
8
Zotin e mbaj gjithnjë para sysh, ai është në të djathtën time, nuk do të tronditem kurrë.
9
Ndaj gëzohet zemra ime, qenia ime ngazëllen e trupi im pushon i qetë.
10
Shpirtin tim nuk do ta lësh në skëterrë, dhe besnikët e tu nuk do t'i lësh të shkojnë në gropë.
11
Udhën e jetës do të ma bësh të njohur; prania jote është plot gëzim. Të jesh në të djathtën tënde është kënaqësi përjetë.
← Chapter 15
Chapter 17 →