bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 140
Psalms 140
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2
Çliromë, o Zot, prej njeriut të lig, prej njeriut të dhunshëm shpëtomë.
3
Të këqija shestojnë në zemër, tërë ditën sendërgjojnë luftra.
4
E mprehin gjuhën porsi gjarpri, nën buzë kanë helm nepërke.
5
Ruamë, o Zot, prej duarve të të paudhit, prej njeriut të dhunshëm shpëtomë, se po shestojnë të më pengojnë këmbët.
6
Kryelartët kanë fshehur lakun kundër meje, me litarë e kanë lidhur rrjetën, përgjatë udhës më kanë ngritur kurthe.
7
I thashë Zotit: «Ti je Perëndia im». Dëgjoje, o Zot, zërin e përgjërimit tim.
8
O Zot, Zoti im, fuqia e shpëtimit tim, ti ma mbrojte kokën ditën e betejës.
9
Mos i plotëso, o Zot, dëshirat e të paudhit, sendërgjimet e tij mos i përmbush, që të mos ngrejë krye.
10
Atyre që më rrethojnë, u rëntë kokës ligësia e buzëve të veta.
11
Rënçin mbi ta thëngjij të ndezur, u plandosshin në gropë e më mos dalshin.
12
Njeriu shpifës mos zëntë rrënjë mbi tokë, njeriun e dhunshëm e ndjektë pas fatkeqësia.
13
E di se Zoti do ta mbrojë çështjen e të mjerit dhe do t'i japë drejtësi skamnorit.
14
Atëherë të drejtët do të përlëvdojnë emrin tënd, besnikët do të banojnë në praninë tënde.
← Chapter 139
Chapter 141 →