bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 129
Psalms 129
albanian-2018
1
Këngë shtegtimesh. Shumë më kanë luftuar që në rini, le ta thotë, pra, Izraeli,
2
shumë më kanë luftuar që në rini, por nuk ia dolën të më mposhtin.
3
Bujqit kanë mihur mbi kurrizin tim, hulli të gjata aty kanë bërë.
4
Por Zoti është i drejtë, leqet e të paudhëve i këputi.
5
U turpërofshin e u kthefshin pas, gjithë sa urrejnë Sionin!
6
U bëfshin si bari i pullazeve, që thahet para se të rritet.
7
Me të korrësi s'e mbush dot dorën e as krahët ai që mbledh duajt.
8
E as kalimtarët nuk do të thonë: «Bekimi i Zotit qoftë mbi ju! Ju bekojmë në emër të Zotit!».
← Chapter 128
Chapter 130 →