bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 128
Psalms 128
albanian-2018
1
Këngë shtegtimesh. Lum gjithë ata që Zotin druajnë dhe ecin udhëve të tij.
2
Do të hash frytin e duarve të tua, do të jesh i lum e do të kesh të mira.
3
Gruaja jote do të jetë si hardhi pjellore në dhomat e shtëpisë sate, bijtë e tu si filiza ulliri përreth tryezës sate.
4
Ja, kështu do të bekohet njeriu, që Zotin druan.
5
Të bekoftë Zoti prej Sionit e pafsh të mirën e Jerusalemit tërë ditët e jetës sate!
6
Pafsh edhe bijtë e bijve të tu! Paqe mbi Izraelin!
← Chapter 127
Chapter 129 →