bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 125
Psalms 125
albanian-2018
1
Këngë shtegtimesh. Ata që kanë besim te Zoti janë si mali i Sionit, që nuk trandet, por mbetet në amshim.
2
Jerusalemi është i rrethuar me male, Zoti rrethon popullin e vet që tani e deri në amshim.
3
Skeptri i të paudhëve nuk do të sundojë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i zgjatin duart për të bërë paudhësi.
4
Të mirëve, o Zot, bëju mirë, edhe atyre që janë zemërdrejtë.
5
Por ata që shkojnë nëpër udhë të shtrembra, Zoti do t'i degdisë bashkë me të paudhët. Paqe mbi Izraelin!
← Chapter 124
Chapter 126 →