bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 124
Psalms 124
albanian-2018
1
Këngë shtegtimesh. Psalm i Davidit. Po të mos kishte qenë Zoti me ne, le ta thotë, pra, Izraeli,
2
po të mos kishte qenë Zoti me ne, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
3
atëherë do të na kishin përpirë të gjallë, kur zemërimi i tyre shpërtheu kundër nesh.
4
Do të na kishin rrëmbyer ujërat, përroi do të na kishte mbuluar,
5
atëherë tërbimi i ujërave do të kishte kaluar mbi ne.
6
Bekuar qoftë Zoti që nuk na la të binim pre e dhëmbëve të tyre!
7
Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarëve, laku u këput e ne shpëtuam.
8
Ndihma jonë është në emër të Zotit që krijoi qiellin e tokën.
← Chapter 123
Chapter 125 →