bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 122
Psalms 122
albanian-2018
1
Këngë shtegtimesh. Psalm i Davidit. U gëzova kur më thanë: «Të shkojmë në shtëpinë e Zotit!».
2
Dhe, ja, këmbët tona u ndalën te portat e tua, o Jerusalem!
3
Jerusalemi, ndërtuar si një qytet, i bashkuar e i mbledhur tok.
4
Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit, sipas dëshmisë dhënë Izraelit, për të përlëvduar emrin e Zotit.
5
Atje janë vënë fronet e gjykimit, fronet e shtëpisë së Davidit.
6
Lutuni për paqen e Jerusalemit: «Qofshin të begatë ata që të duan!
7
Pastë paqe brenda mureve të tua, qetësi në fortesat e tua!».
8
Për hir të vëllezërve e të miqve të mi, teksa do të them: «Paqja qoftë me ty!».
9
Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, do të kërkoj të mirën tënde.
← Chapter 121
Chapter 123 →