bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 121
Psalms 121
albanian-2018
1
Këngë shtegtimesh. I ngrita sytë drejt maleve, prej nga do të më vijë ndihma?
2
Ndihma më vjen nga Zoti, që krijoi qiellin e tokën.
3
Ai s'do të lejojë të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të kotet.
4
Jo, ai që mbron Izraelin nuk do të kotet e as nuk do të flejë.
5
Zoti është mbrojtësi yt, Zoti është mburoja jote, ai qëndron në të djathtën tënde.
6
Dielli nuk do të të godasë ditën e as hëna natën.
7
Zoti do të të mbrojë nga çdo e keqe, ai do ta mbrojë jetën tënde.
8
Zoti do të mbrojë vajtjet e ardhjet e tua, që tani e deri në amshim.
← Chapter 120
Chapter 122 →