bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 116
Psalms 116
albanian-2018
1
E dua Zotin, se ai e dëgjon zërin e përgjërimit tim.
2
Veshin drejt meje ai e ul, prandaj do ta thërras çdo ditë.
3
Më kishin rrethuar litarët e vdekjes, më kishin zënë tmerret e skëterrës, fatkeqësia e dhimbja më kishin plandosur.
4
Atëherë thirra emrin e Zotit: «O Zot, shpëtoje shpirtin tim!».
5
I mëshirshëm është Zoti dhe i drejtë, Perëndia ynë është përdëllyes.
6
Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; poshtë kisha rënë e më shpëtoi.
7
Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, se Zoti është treguar i mirë me ty.
8
Ti ma shpëtove jetën nga vdekja, sytë nga lotët e këmbën nga rrëshqitja.
9
Do të eci në praninë e Zotit, në tokën e të gjallëve.
10
Besoj, edhe kur them: «Jam shumë i pikëlluar!».
11
Në pështjellimin tim thashë: «Mashtrues është çdo njeri!».
12
Si do t'ia shpërblej Zotit gjithë të mirat që më bëri?
13
Kupën e shpëtimit do të ngre dhe emrin e Zotit do të thërras.
14
Premtimet që i bëra Zotit do t'i përmbush para gjithë popullit të tij.
15
E çmuar është në sytë e Zotit vdekja e besnikëve të tij.
16
Unë, o Zot, jam shërbëtori yt, shërbëtori yt e biri i shërbëtores sate, vargonjtë e mi ti i këpute.
17
Ty do të të kushtoj fli falënderimi dhe emrin e Zotit do të thërras.
18
Premtimet që i bëra Zotit do t'i përmbush para gjithë popullit të tij,
19
në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jerusalem! Aleluja!
← Chapter 115
Chapter 117 →