bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 115
Psalms 115
albanian-2018
1
Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për hir të mirësisë sate, për hir të besnikërisë sate.
2
Përse të thonë kombet: «Ku është Perëndia i tyre?».
3
Perëndia ynë është në qiell e bën gjithçka dëshiron.
4
Idhujt e tyre janë argjend e ar, vepra të duarve të njeriut.
5
Kanë gojë e nuk flasin, sy e nuk shohin,
6
veshë e nuk dëgjojnë, hundë e nuk nuhasin,
7
duar e nuk prekin, këmbë e nuk ecin, prej fytit zë nuk nxjerrin.
8
Ashtu qofshin edhe ata që i bëjnë, të gjithë sa në to besojnë.
9
Beso në Zotin, o Izrael! Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.
10
Beso në Zotin, o shtëpi e Aronit! Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.
11
Besoni në Zotin, o ju që Zotin druani! Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.
12
Zoti u kujtua për ne e do të na bekojë. Do ta bekojë shtëpinë e Izraelit, do ta bekojë shtëpinë e Aronit.
13
Do të bekojë ata që Zotin druajnë, të vegjël e të mëdhenj.
14
Zoti ju shtoftë, ju dhe bijtë tuaj!
15
Qofshi të bekuar prej Zotit, që bëri qiellin e tokën.
16
Qiejt janë qiejt e Zotit, tokën ua ka dhënë bijve të njeriut.
17
Zotin nuk do ta lavdërojnë të vdekurit, as ata që zbresin në vendin e heshtjes,
18
por Zotin do ta bekojmë ne, që tani e deri në amshim! Aleluja!
← Chapter 114
Chapter 116 →