bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 22
Proverbs 22
albanian-2018
1
Më mirë një emër i mirë, se një pasuri e madhe, më mirë të përmendesh për mirë, se të kesh ar e argjend.
2
Ja ku piqen i pasuri dhe i varfri: ata të gjithë i ka krijuar Zoti.
3
I mençuri e sheh ligësinë e fshihet, ndërsa thjeshtakët vijojnë e ndëshkohen.
4
Përvujtëria sjell drojën e Zotit, begati, nder e jetë.
5
Në udhën e të prapit ka gjemba e kurthe, kush kujdeset për veten, rri larg tyre.
6
Mësoje të riun që në fillim të udhës, se nuk do t'i shmanget as kur të plaket.
7
I pasuri sundon mbi të varfrit, huamarrësi është skllav i huadhënësit.
8
Kush mbjell padrejtësi, korr ligësi; shkopi i zemërimit të tij do të thyhet.
9
Zemërgjeri do të bekohet, se ndan bukën me skamnorin.
10
Dëboje përqeshësin e grindja do të ikë, do të reshtë zënka e çnderimi.
11
Kush e do pastërtinë e zemrës dhe është fjalëmirë, është mik i mbretit.
12
Sytë e Zotit e ruajnë dijen, ai i përmbys fjalët e të pabesit.
13
Thotë përtaci: «Përjashta është luani. Mund të vritem në mes të rrugës!».
14
Pus i thellë është goja e të huajës, i nëmuri nga Zoti, do të bjerë brenda.
15
Marrëzia është e lidhur me zemrën e të riut, por e largon tej shkopi i qortimit.
16
Kush e shtyp skamnorin, e pasuron. Kush i jep të pasurit, varfërohet.
17
Vëru vesh e dëgjoi fjalët e të urtëve, vëri mend mësimit tim,
18
ruaji thellë në zemër se janë të këndshme, mbaji gati në buzët e tua.
19
Që të kesh besim te Zoti, sot po t'i shfaq edhe ty.
20
A nuk i shkrova për ty tridhjetë këshilla e njoftime,
21
për të të treguar besueshmërinë e fjalëve të vërteta, që t'u kthesh fjalë të vërteta dërguesve të tu?
22
Mos e zhvat skamnorin pse është skamnor, mos e shtyp nevojtarin te porta,
23
sepse me çështjen e tyre do të merret Zoti dhe do t'i zhvatë ata që ua zhvatin shpirtin.
24
Mos u shoqëro me zemërakun e mos rri me njeriun e tërbuar,
25
që të mos mësosh udhët e tij e të biesh vetë në kurth.
26
Mos ji nga ata që shtrijnë dorën e hyjnë dorëzanë për detyrime.
27
Nëse nuk ke me se të paguash, pse të ta marrin shtratin ku shtrihesh?
28
Mos i zhvendos kufijtë e moçëm që kanë vënë etërit e tu.
29
Shiko njeriun e aftë në punën e vet! Ai do të rrijë me mbretër e jo me njerëz çfarëdo.
← Chapter 21
Chapter 23 →