bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 21
Proverbs 21
albanian-2018
1
Zemra e mbretit është si rrjedhë uji në dorën e Zotit, ai e kthen nga t'ia ketë ënda.
2
Njeriut i duken të drejta të gjitha rrugët, por zemrat i peshon Zoti.
3
Të zbatosh të drejtën e drejtësinë i pëlqen Zotit më shumë se flijimet.
4
Dritë e të paudhëve është mëkati, shikim poshtërues e zemër mburracake.
5
Synimet e zelltarit sjellin mbarësi, por kushdo që ngutet përfundon në skamje.
6
Thesaret e mbledhura me gënjeshtra janë si avulli i davaritur nga ndjekësit e vdekjes.
7
Të paudhët i zvarrit dhuna e vet, sepse i kundërvihen drejtësisë.
8
Udha e fajtorit është e shtrembër, vepra e të pastrit është e drejtë.
9
Është më mirë të banosh në qoshen e një pullazi, se të ndash shtëpinë me një grua grindavece.
10
Shpirti i të paudhit dëshiron të keqen e para tij s'gjen falje as i afërti.
11
Kur ndëshkohet përqeshësi, urtohet thjeshtaku, kur mësohet i urti, nxë dijen.
12
I drejti e vëzhgon shtëpinë e të paudhit, i plandos të paudhët në zezonë.
13
Kush mbyll veshët ndaj britmës së skamnorit, do të bërtasë vetë e nuk do të marrë përgjigje.
14
Dhurata e fshehtë zbut zemërimin mita e dhënë nën dorë, tërbimin.
15
I drejti gëzohet kur bëhet drejtësia, por bakëqijtë tmerrohen.
16
Njeriu që shmanget nga udha e mençurisë do të prehet në botën e hijeve.
17
Kush jepet pas kënaqësisë është njeri i skamur, kush jepet pas verës e vajrave erëmirë nuk do të pasurohet.
18
I paudhi do të paguajë për të drejtin, e i prapi për të mbarin.
19
Më mirë të banosh në vend të shkretë, se me një grua grindavece e zemërake.
20
Thesare tërheqëse e vajra erëmirë në shtëpinë e të urtit, por i përlan i marri.
21
Kush ndjek drejtësinë e mirësinë, do të gjejë jetë, drejtësi e nder.
22
I urti e sulmon qytetin e të fortëve, ia shemb fortesën ku e kishte varur shpresën.
23
Kush mban gojën e gjuhën e vet, ruan veten nga vështirësitë.
24
Krenari e mendjemadhi e kanë emrin përqeshës dhe veprojnë me mburrje të tepërt.
25
Përtaci vdes nga dëshirat e veta, se duart e tij s'duan të punojnë.
26
Lakmitari lakmon gjithë ditën, i drejti jep pa kursim.
27
Flija e të paudhit është e neveritshme, aq më tepër kur kushtohet me prapësi.
28
Dëshmitari i rremë do të marrë fund, por njeriu që dëgjon do të flasë gjithmonë.
29
I paudhi vrenjt fytyrën, por i drejti kalit sjelljen.
30
Nuk ka urti, s'ka mençuri e s'ka këshillë përballë Zotit.
31
Kali është mbrehur për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.
← Chapter 20
Chapter 22 →