bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 19
Proverbs 19
albanian-2018
1
Më mirë i varfri i ndershëm, se gojëpërdali i marrë.
2
Zelli pa dije s'është gjë e mirë; kush shpejton hapin, humb shtegun.
3
Njeriun e rrënon marrëzia e vet, por zemra e tij tërbohet kundër Zotit.
4
Kamja i shton e i shumon miqtë, ndërsa skamnori ngel pa miq.
5
Dëshmitari i rremë s'mbetet pa ndëshkuar, kush përhap gënjeshtra, nuk ka shpëtim.
6
Dorëdhënët kanë shumë lajkatarë, të gjithë bëhen miq me kë jep dhurata.
7
Të varfrin e urrejnë të gjithë vëllezërit. Për më tepër e braktisin edhe miqtë. Ai i thërret, por s'i gjenden.
8
Kush zë mend, e do veten, kush ruan mençurinë, gjen të mirën.
9
Dëshmitari i rremë s'mbetet pa ndëshkuar, kush përhap gënjeshtra, do të rrënohet.
10
Të marrit nuk i shkon mirëqenia, aq më pak skllavit të sundojë mbi princa.
11
Mirëkuptimi ia zbut zemërimin njeriut, të mos merret me fyerjen është nder për të.
12
Zemërimi i mbretit është si ulërima e luanit, por përkrahja e tij është si vesa mbi bar.
13
Djali i marrë është fatkeqësi për të atin, zënkat e gruas si pikim që s'mbaron.
14
Trashëgimi nga etërit: shtëpi e katandi, por nga Zoti: një grua plot urti.
15
Përtacia vë në gjumë, njeriu i plogësht do të uritet.
16
Kush mban urdhërimet, ruan veten, kush sillet shkujdesur, do të vdesë.
17
Kush përkrah të varfrin, i jep hua Zotit. Zoti do ta shpërblejë.
18
Sa të ketë shpresë, qortoje birin tënd, por mos u mbush me duf për ta vrarë.
19
Kush është shumë zemërak duhet ndëshkuar, se po ta falësh, prapë e përsërit.
20
Dëgjoje këshillën e pranoje rregullin, që, në fund, të jesh i urtë.
21
Ka shumë shestime në mendjen e njeriut, por veç plani i Zotit do të qëndrojë.
22
Mirësia e bën të këndshëm njeriun; është më i mirë i varfri sesa gënjeshtari.
23
Droja e Zotit është jetë, kush e ka fle i kënaqur, e s'e zë e keqja.
24
Përtaci e zhyt dorën në pjatë, por nuk e çon dot te goja.
25
Godite përqeshësin e do të zërë mend thjeshtaku, qortoje të mençurin e do ta kuptojë dijen.
26
Biri i pafytyrë e turpërues nëpërkëmb të atin e dëbon të ëmën.
27
Biri im, po të mos dëgjosh më qortimin, shkëputesh nga fjalët e dijes.
28
Dëshmitari i keq e fyen drejtësinë, goja e të paudhëve e gëlltit mbrapshtinë.
29
Përqeshësit i pret gjykimi, të marrët druri kurrizit.
← Chapter 18
Chapter 20 →