bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 18
Proverbs 18
albanian-2018
1
Kush ndjek tekat e veta, ndahet nga shokët, shpërthen kundër çdo këshille.
2
Të marrin nuk e gëzon mençuria, por shprehja e mendimeve të veta.
3
Bashkë me të ligun vjen edhe përçmimi, bashkë me turpin vjen edhe poshtërimi.
4
Fjalët e gojës së njeriut janë ujëra të thella, lum gufues është burimi i urtisë.
5
Nuk është mirë të mbështetësh të paudhin e të përmbysësh të drejtin para gjyqit.
6
Buzët e të marrit çojnë në grindje dhe goja e tij thërret për goditje.
7
Goja e të marrit është rrënimi i tij, buzët e tij lak për jetën e vet.
8
Fjalët e shpifësit janë si gjella e shijshme, zbresin gjer te zorrët e barkut.
9
Kush është i ngathët në punën e vet, është vëlla me kryerrënuesin.
10
Kullë e fortë është emri i Zotit, atje rend i drejti dhe është i mbrojtur.
11
Kamja e të pasurit është kështjella e tij, mur i lartë në përfytyrimin e tij.
12
Mendjemadhësia e njeriut i prin rrënimit, lavdisë i prin përulësia.
13
Turp e faqja e zezë për kë përgjigjet para se të dëgjojë.
14
Shpirti e mbështet njeriun në sëmundje, po shpirtin e pikëlluar kush do ta mëkëmbë?
15
Mendja e mprehtë e arrin njohjen, njohjen e kërkon veshi i të urtëve.
16
Dhurata ia hap rrugët njeriut, e udhëheq përpara të mëdhenjve.
17
Kush flet i pari në një zënkë, duket i drejtë, por vjen tjetri dhe e heton.
18
Grindjet mbyllen me short, shorti vendos edhe mes të fuqishmëve.
19
Një vëlla i fyer është më i fortë se një kështjellë; grindjet janë si hekurat e një kulle.
20
Njeriu ngihet me çfarë nxjerr nga goja, me çfarë del nga buzët e tij.
21
Vdekja e jeta varen nga gjuha, kush e do atë, do t'ia hajë frytet.
22
Kush gjen një grua, ka gjetur të mirën, ka fituar përkrahjen e Zotit.
23
Fjalët e skamnorit janë përgjërime, ndërsa i pasuri përgjigjet vrazhdë.
24
Njeriu mund ta pësojë nga miqtë, por miku mund të jetë më i shtrenjtë se vëllai.
← Chapter 17
Chapter 19 →