bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Numbers 13
Numbers 13
albanian-2018
1
Zoti i tha Moisiut:
2
«Dërgo disa burra që të hetojnë tokën e Kanaanit, të cilën unë po ua jap izraelitëve. Dërgoni nga një prijës për çdo fis».
3
Moisiu veproi siç i tha Zoti dhe i dërgoi krerët e izraelitëve nga shkretëtira e Paranit.
4
Këta janë emrat e tyre: prej fisit të Rubenit, Shamuai, biri i Zakurit;
5
prej fisit të Simeonit, Shafati, biri i Horiut;
6
prej fisit të Judës, Kalebi, biri i Jefunehut;
7
prej fisit të Isaharit, Igali, biri i Jozefit;
8
prej fisit të Efraimit, Hosea, biri i Nunit;
9
prej fisit të Benjaminit, Paltiu, biri i Rafuit;
10
prej fisit të Zabulonit, Gadieli, biri i Sodit;
11
prej fisit të Jozefit, fisit të Manaseut, Gadiu, biri i Susiut;
12
prej fisit të Danit, Amieli, biri i Gemaliut;
13
prej fisit të Asherit, Seturi, biri i Mikaelit;
14
prej fisit të Neftaliut, Nahabi, biri i Vafsiut;
15
dhe prej fisit të Gadit, Geueli, biri i Makiut.
16
Këta ishin emrat e burrave që Moisiu dërgoi për të hetuar tokën. Moisiu e quajti Hosenë, birin e Nunit, Jozueh.
17
Moisiu i dërgoi për të hetuar tokën e Kanaanit e u tha: «Shkoni nëpër Negev e ngjituni në male,
18
që të vështroni se çfarë vendi është. A ka shumë apo pak banorë? A është popull i fortë apo jo?
19
A është toka ku rrinë e mirë apo e keqe? A janë qytetet ku banojnë të hapura apo të fortifikuara?
20
A është tokë pjellore apo e shkretë? A ka pyje apo jo? Kini guxim e merrni disa nga frutet e tokës». Ishte stina e rrushit të hershëm.
21
Kështu, ata shkuan dhe hetuan tokën, që nga shkretëtira e Cinit deri në Rehob të Lebo Hamatit.
22
Shkuan në Negev e mbërritën në Hebron. Atje banonin bijtë e Anakut, Ahimani, Sheshai e Talmai. Hebroni ishte ndërtuar shtatë vjet përpara Coanit të Egjiptit.
23
Kur arritën në luginën e Eshkolit, vëzhguesit këputën shegë, fiq dhe një degë me vile rrushi që e mbartën dy veta në shtagë.
24
Vendi u quajt lugina e Eshkolit për shkak të viles së rrushit që izraelitët këputën atje.
25
Pas dyzet ditësh hetimi, vëzhguesit u kthyen.
26
Erdhën te Moisiu e Aroni dhe te tërë bashkësia e Izraelit në shkretëtirën e Paranit, në Kadesh. U sollën lajmin Moisiut, Aronit e tërë bashkësisë dhe i dëftuan frutet e tokës.
27
Pastaj i treguan Moisiut: «Shkuam te vendi ku na dërgove. Atje rrjedh vërtet qumësht e mjaltë. Ja disa nga frutet e vendit.
28
Por banorët e vendit janë të fortë, qytetet janë të fortifikuara e shumë të mëdha. Madje, atje vumë re edhe pasardhësit e Anakut.
29
Amalekitët banojnë në tokën e Negevit. Hititët, jebusitët e amoritët banojnë në malësi, ndërsa kananitët banojnë buzë detit, përgjatë Jordanit».
30
Por Kalebi e urdhëroi popullin të heshtte e i tha Moisiut: «Të shkojmë menjëherë e ta pushtojmë, se me të vërtetë jemi në gjendje të fitojmë».
31
Burrat që kishin shkuar me të u përgjigjën: «Jo, nuk ndeshemi dot me atë popull, se janë më të fortë se ne».
32
Ata u folën keq izraelitëve për tokën që hetuan: «Toka që përshkuam dhe hetuam është një vend që i përpin banorët e saj. I gjithë populli që pamë është shtatlartë.
33
Atje vumë re edhe nefilimët, pasardhësit e Anakut që rrjedhin prej nefilimëve. Para tyre, na u duk vetja si karkaleca. Kështu do t'iu dukemi edhe ne atyre».
← Chapter 12
Chapter 14 →