bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Numbers 12
Numbers 12
albanian-2018
1
Mirjama e Aroni folën kundër Moisiut për shkak të gruas kushite që kishte marrë.
2
Ata thanë: «A thua Zoti ka folur vetëm përmes Moisiut? A nuk ka folur edhe përmes nesh?». Zoti i dëgjoi.
3
Moisiu ishte njeri shumë i përulur, më i përuluri ndër tërë njerëzit mbi faqen e dheut.
4
Zoti foli menjëherë me Moisiun, Aronin e Mirjamën e u tha: «Ejani të tre në tendën e takimit». Ata shkuan të tre.
5
Atëherë Zoti zbriti në shtyllën e resë dhe qëndroi në hyrje të tendës. Ai thirri Aronin e Mirjamën. Ata shkuan të dy.
6
Zoti u tha: «Dëgjoni fjalët e mia! Profetit të Zotit mes jush i dëftehem në vegim, në ëndërr i flas.
7
Me Moisiun, shërbëtorin tim, nuk sillem kështu. Tërë shtëpia ime i besohet atij.
8
Goja-gojës flas me të, hapur e jo me gjëza. Pamjen e Zotit ai vështron. Frikë si nuk patët, pra, kundër Moisiut, shërbëtorit tim, të flisnit?».
9
Zoti u zemërua me ta e u largua.
10
Kur reja u largua nga tenda, Mirjamën e zuri lebra. Lëkura e saj u bë e bardhë si bora. Aroni u kthye drejt Mirjamës dhe vuri re që e kishte zënë lebra.
11
Atëherë ai i tha Moisiut: «Imzot, të lutem mos na e ngarko fajin që me marrëzi bëmë e mëkatuam.
12
Mos e lër Mirjamën si një foshnjë të vdekur që në bark të nënës, me mishin gjysmë të kalbur».
13
Atëherë Moisiu i thirri Zotit: «O Perëndi, të lutem shëroje!».
14
Zoti iu përgjigj: «Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, a nuk do të turpërohej për shtatë ditë? Largojeni pra, nga fushimi për shtatë ditë e pastaj të kthehet».
15
Kështu Mirjama u largua nga fushimi për shtatë ditë dhe populli nuk u nis prej andej derisa u kthye ajo.
16
Pastaj populli u nis nga Haceroti e fushoi në shkretëtirën e Paranit.
← Chapter 11
Chapter 13 →